HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E FAKULTETIT TË MJEKËSISË, DEGA FARMACI PËR NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Saarlandit, Gjermani për semestrin e dytë të vitit akademik 2021/2022

Llojet e mobilitetit përfshijnë

  • Shkëmbimin e studentëve të vitit të fundit (4 kuota)

Nivelet e mobilitetit për studentët

  • Program i integruar studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 3 muaj

Fusha e studimit

  • Farmaci

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën gjermane, që ofron Universiteti i Saarlandit, në Gjermani klikoni në linkun e mëposhtëm;

http://www.pharma.uni-saarland.de/Stundenplan.pdf

Afati i aplikimit

02.06.2021

Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:

  • Kërkesë me shkrim
  • CV në gjuhën angleze
  • Kopje e pasaportës
  • Vërtetim student
  • Listë e notave (Në shqip dhe anglisht)
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj Gjermanisht (minimumi B1) / Anglisht (minimumi B2)
  • Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement)

 

 * Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti Prof. Dr. Vilma Papajani dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof.Dr.Suela Këlliçi.

Për të shkarkuar formatin e Learning  Agreement klikoni në adresën:

https://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/05/Learning_Agreement_2021-22.docx

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi,në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zyrën e protokollit si edhe të skanuara në adresën international.office@umed.edu.al .

Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga një Komision me anëtarë të stafit akademik në Universitetin e Mjekësisë. Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Saarlandit. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e projektit të shkëmbimit.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj