Konferenca Kombëtare e Sëmundjeve Infektive

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Sëmundjeve Infektive.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Draçini theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike, strukturave shëndetësore dhe komunitetit shkencor.

Ai vuri në dukje se përballja me sfidat e reja infektive kërkon një qasje të integruar, investim të vazhdueshëm në kërkim shkencor dhe përgatitje cilësore të profesionistëve të rinj të mjekësisë.

Konferenca kontribuoi në forcimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e sëmundjeve infektive përmes prezantimeve shkencore, diskutimeve profesionale dhe ndarjes së eksperiencave ndërmjet pjesëmarrësve.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, mbetet i angazhuar në promovimin e kërkimit shkencor, bashkëpunimit akademik dhe forcimin e rolit të tij në zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit shëndetësor në vend.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj