KONGRESI I 5-TË I SHOQATËS SHQIPTARE TË DERMATOLOGJISË KOZMETIKE DHE ESTETIKE (ASCAD)

Sot, më 10 tetor 2026, në Marriot Hotel, Tiranë, u zhvillua Kongresi i 5-të i Shoqatës Shqiptare të Dermatologjisë Kozmetike dhe Estetike (ASCAD), i cili mblodhi profesionistë të fushës nga Shqipëria, rajoni dhe vende të ndryshme të Evropës.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, u përfaqësua në këtë aktivitet nga Rektori, Prof. Dr. Xheladin Draçini, i cili, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi rëndësinë e kërkimit shkencor, bashkëpunimit akademik dhe zbatimit të praktikave klinike të mbështetura në evidencën shkencore dhe sigurinë e pacientit.

Gjatë kongresit u trajtuan zhvillimet bashkëkohore në dermatologji dhe mjekësi estetike, rëndësia e përditësimit të vazhdueshëm të njohurive profesionale dhe zbatimi i parimeve etike në praktikën klinike.

UMT mbështet veprimtaritë shkencore që nxisin shkëmbimin e njohurive, bashkëpunimin akademik e klinik dhe forcimin e standardeve të kujdesit shëndetësor, duke kontribuar në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe formimin e vazhdueshëm profesional.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, përgëzon Shoqatën ASCAD dhe organizatorët për realizimin e këtij kongresi.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj