NJOFTIM PËR KANDIDATËT E KUALIFIKUAR PËR ZHVILLIMIN E INTERVISTËS PËR DREJTUES TË SHËRBIMIT NË QENDRËN SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”

NJOFTIM PËR KANDIDATËT E KUALIFIKUAR PËR ZHVILLIMIN E INTERVISTËS PËR DREJTUES TË SHËRBIMIT NË QENDRËN SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”

Në bazë të VKM Nr. 424, datë 10.05.2017, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës së përzgjedhjes e të emërimit të drejtuesve të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare” të ndryshuar si dhe të Udhëzimit të Përbashkët nr. 196, datë 11.4.2023, “Për miratimin e kritereve të vlerësimit të kandidatëve për drejtues të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare” të ndryshuar, Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në përfundim të verifikimit të dokumentacionit, shpall listën e kandidatëve të kualifikuar për zhvillimin e intervistës, sipas shërbimeve përkatëse.

NrLista e Shërbimeve Spitalore UniversitareEmër mbiemër
1Shërbimi i Anestezi ReanimacionitKrenar Lilaj
2Shërbimi Onkohematologjisë PediatrikeDonjeta Bali
3Shërbimi i Nefrologjisë dhe Dializës PediatrikeDiamant Shtiza
4Shërbimi i AlergologjisëMehmet Hoxha
5Shërbimi i DermatologjisëMonika Fida
6Shërbimi i Toksikologjisë KlinikeIrena Marko
7Shërbimi i NeurologjisëGentian Vyshka
Ilirjana Zekaj
8Shërbimi i OnkologjisëHelidon Nina
9Shërbimi i ReumatologjisëArtur Zoto

Gjatë intervistës, kandidatët paraqesin platformën strategjike katërvjeçare, e cila integron zhvillimin e shërbimit mjekësor, avancimin e mësimdhënies dhe fuqizimin e kërkimit shkencor, me një vizion të qartë, objektiva specifikë dhe të matshëm, si dhe rezultate konkrete të pritshme. Gjithashtu, paraqitet kuadri për implementimin teknologjik, strategjia për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe modeli për administrimin efikas të shërbimit.

Intervista synon gjithashtu vlerësimin e aftësive profesionale dhe organizative të kandidatëve në drejtimin e strukturave shëndetësore.

Prezantimi do të bëhet në formatin “Power Point Presentation” dhe do të zgjasë rreth 15 minuta. Vendi i zhvillimit të intervistës është Salla e Mbledhjeve, kati II, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Për datën e zhvillimit të intervistës, kandidatët do të njoftohen me e-mail, në adresën që kanë deklaruar në dosjen e aplikimit.