Rektori i UMT-së Merr Pjesë në Akademinë e Parë Renale Shqipëri–Suedi

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini mori pjesë në Akademinë e Parë Renale Shqipëri–Suedi, ku u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e kujdesit nefrologjik, shkëmbimin e eksperiencave akademike dhe forcimin e kërkimit shkencor në fushën e mjekësisë.

Në prezantimin e tij, Prof. Dr. Xheladin Draçini trajtoi temën “An Overview of Nephrology Clinical Research in Albania”, ku paraqiti një panoramë të kërkimit klinik në nefrologji në Shqipëri, zhvillimet e deritanishme, sfidat dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të studimeve shkencore në këtë fushë. Prezantimi vuri në pah rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor dhe përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve me sëmundje renale.

Në këtë aktivitet morën pjesë ekspertë të njohur shqiptarë dhe suedezë të nefrologjisë, përfaqësues të institucioneve shëndetësore, akademikë dhe profesionistë të fushës, duke diskutuar mbi politikat e kujdesit renal, transplantin e veshkave, modelet moderne të trajtimit dhe kërkimin shkencor bashkëkohor.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj