Rektori i UMT-së pjesë e Takimit të Tretë Vjetor të Konsorciumit Ndërkombëtar PIECES në Tiranë

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mori pjesë sot në mbledhjen vjetore të konsorciumit të projektit PIECES “PIECES Third Annual Consortium Meeting in Tirana”, i financuar nga Komisioni Europian në kuadër të programit Horizon Europe.

Aktiviteti zhvillohet në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe do të zgjasë përgjatë tre ditëve, duke shërbyer si një platformë bashkëpunimi për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet institucioneve partnere, si dhe për diskutimin e progresit, sfidave dhe perspektivave në kërkimin shkencor në fushën e shëndetit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori theksoi rëndësinë e projekteve ndërkombëtare në forcimin e kërkimit shkencor dhe rritjen e cilësisë së arsimit universitar, duke vënë në dukje rolin e tyre në adresimin e sfidave aktuale të sistemeve shëndetësore. Ai nënvizoi gjithashtu angazhimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zhvillimin e iniciativave që nxisin inovacionin dhe bashkëpunimin akademik.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbetet i përkushtuar në mbështetjen e projekteve kërkimore dhe në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, si një kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të shkencës dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj