Sot, u zhvillua me sukses “Symposium of Pediatric Surgery” me pjesëmarrje ndërkombëtare në fushën e kirurgjisë pediatrike, i cili mblodhi së bashku profesionistë të shëndetësisë, kirurgë pediatër dhe studentë të mjekësisë në një aktivitet me rëndësi të veçantë shkencore dhe akademike.
Lektorët e ftuar:
• Prof. Emir Haxhija – Universiteti Mjekësor i Graz-it, Austri
• Dr. Jürgen Schleef – Shef i Kirurgjisë Pediatrike, Instituti Burlo Garofolo, Trieste, Itali
Përmes prezantimeve të tyre, lektorët sollën qasje moderne dhe eksperienca të avancuara klinike, duke nxitur diskutime të frytshme dhe reflektim profesional mes pjesëmarrësve.
Ky aktivitet shërbeu si një platformë e vlefshme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave klinike bashkëkohore, si dhe për diskutimin e zhvillimeve më të fundit në diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal pediatrik. Gjatë sesioneve u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe e përditësimit të vazhdueshëm profesional në këtë fushë.

























