VIZITË ZYRTARE NË UNIVERSITETIN E PARMËS, NË ITALI

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof.Dr. Xheladin Draçini dhe Dekanja e Fakultetit të  Mjekësisë Dentare Prof.Dr. Edit Xhajanka, zhvilloi një vizitë zyrtare në Universitetin e Parmës në Itali.
Gjatë vizitës në këtë Universitet, u zhvillua një takim me përfaqësues të këtij Universiteti, mes të cilëve Prof.Antonio Mutti , Dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë, dhe Prof. Guido Macaluso. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
Kryefjala e këtij takimi ishte bashkëpunimi në terma konkretë mes dy Universiteteve dhe zhvillimi i projekteve të përbashkët , të cilët do të sillnin një shkëmbim sistematik përvoje mes studentëve dhe stafit akademik dhe do të mundësonin një zhvillim të mëtejshëm institucional në kontekst europian.
sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj