2 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 09.11.2015
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel administrativ me kontratë të përkohëshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:
Pozicionet e punës:
- Punonjëse pastrimi në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike (1 vend pune)
1. Kandidati për vendin e punës “Punonjëse Pastrimi” duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e detyruar
- Të ketë përvojë pune
- Të zotërojë aftësi të mira komunikuese
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti
Dokumentat pranohen nga data 09.11.2015 – 20.11.2015
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 09.11.2015