HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR TRAJNIM NË KOLEGJIN E KUJDESIT SHËNDETËSOR, TALLIN, ESTONI

Në kuadër të aktivitetit “International Week 2026”, hapet thirrja për aplikim për trajnim për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Kolegjin e Kujdesit Shëndetësor, Tallin, Estoni.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për “International Week 2026”

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 5+2 (ditë udhëtim)
  • Mobiliteti do të organizohet në datën 30.11.2026 – 04.12.2026

Numri i kuotave:

  • 2 kuota

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor- sipas programit Erasmus+
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:   www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me programin e “International Week 2026”, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.ttk.ee/en/2026

Dokumentet që duhet të dorëzohen:         

  • Formulari i aplikimit; (Kliko këtu)
  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
  • Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze);
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2;
  • Formulari i deklarimit. (Kliko këtu)

Dërgimi i dokumentacionit:

Me email: erasmus@umed.edu.al

Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

 Dokumentacioni është i detyrueshëm të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës

 në  Rektorat. Në të kundërt aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim.

 Afati i fundit për aplikim: 03.11.2026

 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj