HAPET THIRRJA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR MOBILITET NË KUADËR TË PROGRAMIT EUROPIAN COMMO IX ERASMUS+ KA171 NË UNIVERSITETIN LUM, ITALI.

Në kuadër të programit europian COMMO IX Erasmus+ KA171, hapet thirrja për aplikime për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin LUM, Itali.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime cikli I, II, III

Fusha e studimit:

  • Mjekësi
  • Stomatologji
  • Infermieri

Kohëzgjatja e mobilitetit:

  • 2-6 muaj
    Mobiliteti duhet të realizohet deri më 31.07.2026

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor 900 euro/ muaj.
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për tu njodhur me Universitetin LUM klikoni në linkun e mëposhtëm:

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • Formulari i aplikimit UMT; Kliko këtu
  • Formulari i aplikimit COMMO: Kliko këtu
  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze (Formati Europass);
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Listë notash të diplomës paraardhëse (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
  • Kopje të diplomës paraardhëse;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Vërtetim studenti (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze);
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2;
  • Learning-agreement Kliko këtu
  • Formulari i deklarimit. Kliko këtu
  • Consent Form Kliko këtu

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 25.10.2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj