AKTIVITETI “STUDENT PËR NJË DITË” ORGANIZUAR NGA FAKULTETI I MJEKËSISË

AKTIVITETI “STUDENT PËR NJË DITË” ORGANIZUAR NGA FAKULTETI I MJEKËSISË


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon se ditën e hënë, datë 22 Maj, në sallën “Galileo-Galilei” të Fakultetit të Mjekësisë u zhvillua aktiviteti “Student për një ditë”. Fakulteti i Mjekësisë, hapi dyert për 36 nxënësit e shkelqyer të shkollave të mesme të vendit dhe trojeve shqiptare, të cilët iu bashkuan eventit “Student për një ditë”, të organizuar nga Njesia Pedagogjike dhe e Këshillimit të Karrierës së Fakultetit të Mjekësisë. Nën drejtimin e studentëve të përkushtuar të Fakultetit të Mjekësis ata patën mundësinë të njihen me procesin mesimor, leksionet, seminaret, praktikat, laboratoret në programet e studimit të Mjekësisë së Përgjithshme dhe të Farmacisë. Ky aktivitet u organizua nga Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë dhe morën pjesë Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Xheladin Draçini dhe Zv. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Asc. Ariel Çomo, dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë.

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më: 25.05.2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *