HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN E GRANADËS, SPANJË NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+, PËR VITIN AKADEMIK 2023/2024
Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për bursa për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për trajnim në Universitetin e Granadës, Spanjë, për vitin akademik 2023/2024.
Mobiliteti përfshin:
Shkëmbimin e stafit administrativ
Kohëzgjatja e mobilitetit:
5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Të interesuarit mund të marrin informacion më të plotë duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
https://internacional.ugr.es/pages/perfiles/pas/staff-training-week
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Letër motivimi në gjuhën Angleze
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze). Në rastin e stafit administrativ të Rektoratit, vërtetimi i punësimit do të merret nga Sektori i Burimeve Njerëzore dhe leja do të merret nga Drejtori i Drejtorisë.
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Plani i mobilitetit
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/02/higher-education-mobility-agreement-training-2.docx
Afati i fundit për aplikim: 16.02.2024
Plani i mobilitetit firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/02/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STAF-1.docx