NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND TË LIRË PUNE “SPECIALIST (ASISTENT ADMINISTRATORI)”NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të ndryshuar, Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të UMT-së”, i ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 212, datë 08.10.2026 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel administrativ në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist (Asistent Administratori)”në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:

  1. Përshkrimi përgjithësues i punës:
  • Organizon e siguron rregullsinë e hyrjes së të gjitha materialeve informative për Administratorin;
  • Organizon axhendën ditore të Administratorit;
  • Nëpërmjet Sektorit të Protokoll-Arkivës siguron transmetimin korrekt të korrespondencës së Administratorit brenda institucionit apo në marrëdhënie jashtë tij;
  • Mban evidencën e porosive që merr prej nëpunësve të Institucionit apo personave të tretë dhe ndjek përfundimin e dhënies së përgjigjes;
  • Koordinon takimet e planifikuara për Administratorin me nëpunësit apo personat jashtë saj;
  • Asiston dhe mban procesverbalet në mbledhjet e ndryshme, duke nënvizuar konkluzionet dhe detyrat që dalin nga këto mbledhje;
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.
  • Kushtet  dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
  4. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor” në Shkenca  Juridike / Humane;
  5. Të ketë 1 vit eksperiencë pune në profesion;  
  6. Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  7. Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  9. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  10. Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit;
  11. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

Përbën avantazh aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup.

  • Dokumentacioni i kërkuar:
  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për ciklet përkatëse të studimit sipas rastit);
  5. Kopje e librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
  8. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  11. Çertifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  12. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
  • Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njësuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

  •  Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet  e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative.
  • Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën info@umed.edu.al                                                                                                                                                      

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj