HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË NË SOFJE, BULLGARI

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË NË SOFJE, BULLGARI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë në  Universitetin e Mjekësisë,  Sofje, Bullgari për semestrin e dytë të vitit akademik 2024/2025

Mobiliteti përfshin:

Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

5 ditë + 2 ditë udhëtim

Bursa përfshin:

Kompensimin ditor (140 EURO në ditë për stafin)

Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Numri i bursave

Tre  (3)

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën italiane, që ofron Universiteti i Mjekësisë në Sofje, Bullgari  klikoni në linkun e mëposhtëm;

https://mu-sofia.bg/en/international-activities/erasmus-programme/

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
  • Lista e publikimeve në gjuhën angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze
  • Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze).
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2
  • Plani i mobilitetit
  • Formulari i deklarimit
  • Formulari i aplikimit

 

Për të shkarkuar planin e mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Plani-i-Mobilitetit_Staf-Akademik_Sofie.doc

 Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr.Alban Dibra

 

Për të shkarkuar formularin e deklarimit  klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Formular-Deklarimi-3-1.docx

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin e aplikimit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/FORMULAR-APLIKIMI.docx

Afati i aplikimit: 4.12.2024

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!