HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E ARISTOTELIT NË SELANIK, GREQI

HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E ARISTOTELIT NË SELANIK, GREQI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet për stafin akademik të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Aristotelit, Selanik Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023/2024.

 Mobiliteti përfshin:

Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

5 ditë + 2 ditë udhëtim

Bursa përfshin:

Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)

Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Aristotelit, Selanik klikoni në linkun e mëposhtëm;

https://eurep.auth.gr/

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  1. Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass;
  2. Fotokopje e pasaportës;
  3. Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  4. Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
  5. Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin;
  6. Plani i Mobilitetit.

 

Plani i mobilitetit

Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/Marreveshja-e-mobilitetit-Selanik.docx

Afati i fundit për dorëzim dokumentacioni: 2 Tetor 2023

Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_Staf-akademi-Selanik.docx