Please select your page

HOMAZH PËR AKADEMIK PROF. DR. KRISTO FRASHËRI

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Akademikut, Profesorit dhe Historianit të nderuar Prof. Kristo Frashëri dhe ndan me familjen Frashëri dhimbjen për humbjen e të dashurit të tyre. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i shpreh, gjithashtu, ngushëllimet e tij Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe studentëve për këtë humbje të pazëvendësueshme. Vdekja e Akademik Prof. Dr. Kristo Frashëri është humbje e madhe për mbarë kombin dhe kulturën shqiptare.

Akademik Prof. Dr. Kristo Frashëri punoi për vite me rradhë si punonjës shkencor në shumë institute shkencore të vendit tonë, si në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë dhe Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai u emërua Zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitet 1997 dhe 1999 dhe e vazhdoi atë funksion deri në pension. Si pedagog i Historisë së Shqipërisë në Universitetin e Tiranës dhe si punonjës shkencor, Prof. Frashëri ka dhënë një ndihmesë të veçantë në përgatitjen e historianëve të rinj dhe në hulumtimin e Historisë Shqiptare, duke kontribuar me studime të shumta dhe duke zhvilluar një prodhimtari të pasur shkencore që shtrihet në të gjitha periudhat historike, si antikiteti, mesjeta, Rilindja Kombëtare dhe koha e sotme. Ai ka trajtuar tema shkencore jo vetëm nga historia, por edhe nga jeta politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore e vendit tonë. Gjatë viteve të punës shkencore, ai ka marrë pjesë me referate dhe hulumtime të ndryshme në veprimtari shkencore kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj në një varg revistash shkencore, brenda dhe jashtë vendit.

Akademik Prof. Kristo Frashëri ka marrë dy herë "Çmimin e Republikës" të klasit të Parë, në vitet 1961 dhe 1984, dhe është dekoruar me Urdhrat "Mjeshtër i Madh" dhe "Nderi i Kombit".

Kontributi mësimdhënes dhe puna e palodhshme shkencore 70-vjeçare e Prof. Kristo Frashëri na bëjnë të gjithëve të ndihemi krenar dhe t'i jemi shumë mirënjohës këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare.

Ngushëllime të sinqerta,

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

       

Publikuar më 02.02.2016

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×