
Në bazë të Udhëzimit Nr. 39, datë 06.10.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 26, datë 18.08.2015 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët Shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015-2016"", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët nga Trojet e Shqipërisë mbi ndryshimet në Udhëzimin Nr. 26, datë 18.08.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët Shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015-2016", si më poshtë:
- Në pikën 6, data "22 Shtator 2015" zëvendësohet me datën "7 Tetor 2015";
- Në pikën 7, periudha "23 shtator deri në 1 tetor 2015" zëvendësohet me periudhën "deri më 15 tetor 2015:' dhe data "2 tetor 2015" zëvendesohet më datën "16 tetor 2015";
- Në pikën 9, data "6 tetor 2015" zëvendesohet më datën "22 tetor 2015";
- Në pikën 10, periudha "7 tetor 2015 deri më 12 tetor 2015" zëvendesohet me përiudhen "23 tetor 2015 deri më 27 tetor 2015" dhe data "16 tetor 2015" zëvendësohet me datën "30 tetor 2015".
Në bazë të njoftimit, datë 06.10.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, informohen kandidatët nga Trojet Shqiptare që nuk janë shpallur fitues në raundin e parë, si më poshtë:
"Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, që kanë aplikuar brenda afateve për ndjekjen e studimeve tё ciklit tё parё të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016", por nuk janë shpallur fitues në raundin e parë të përzgjedhjes, të dërgojnë preferencat e tyre me postë elektronike (e-mail) në adresat Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. lidhur me rishpërndarjen eventuale të kuotave për vendet që rezultojnë vakante pas shpalljes së fituesve në raundin e parë.
Aplikimi duhet të përmbajë shprehjen e tre preferencave në rend preferencial zbritës, si më poshtë:
Preferenca 1: programi i studimit, Institucioni i Arsimit të Lartë;
Preferenca 2: programi i studimit, Institucioni i Arsimit të Lartë;
Preferenca 3: programi i studimit, Institucioni i Arsimit të Lartë;
Aplikimi mund të kryhet deri në datën 14 tetor 2015".
Linku direkt: http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/njoftime/njoftim-per-kandidatet-nga-trojet-qe-nuk-jane-shpallur-fitues-ne-raundin-e-pare
Për më tepër informacione dhe konsultim:
- Urdhëri Nr. 294 i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 17.08.2015 "Për shpërndarjen e kuotave të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 - 2016".
- Udhëzimi Nr. 26 i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 18.08.2015 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 -2016"
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 08.10.2015
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
NJOFTIM I MËPARSHËM
Në bazë të Urdhërit Nr. 294 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 17.08.2015 "Për shpërndarjen e kuotave të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 - 2016", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët nga Trojet e Shqipërisë mbi kuotat e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë "Bachelor", me kohë të plotë, dhe të ciklit të dytë të integruar "Master i Shkencave i integruar" që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:
UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
FAKULTETI |
PROGRAMI I STUDIMIT |
KOSOVË |
MALI I ZI |
MAQEDONI |
PRESHEVË |
BUJANOVC |
MEDVEGJË |
Fakulteti i Mjekësisë |
Mjekësi e Përgjithshme |
1 |
3 |
3 |
1 |
||
Fakulteti i Farmacisë |
Farmaci |
3 |
2 |
||||
Fakulteti i Mjekësisë Dentare |
Stomatologji |
1 |
3 |
3 |
|||
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Infermieri e Përgjithshme |
2 |
2 |
7 |
12 |
||
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Mami |
||||||
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Teknikë e Lartë Laboratori |
1 |
3 |
||||
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Fizioterapi |
1 |
2 |
1 |
3 |
||
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Logopedi |
2 |
1 |
2 |
|||
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Imazheri |
2 |
1 |
1 |
3 |
Në bazë të Udhëzimit Nr. 26 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 18.08.2015 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 - 2016", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët nga Trojet e Shqipërisë mbi procedurën e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë "Bachelor", me kohë të plotë, dhe të ciklit të dytë të integruar "Master i Shkencave i integruar", si më poshtë:
- Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, aplikojnë direkt pranë sekretarive mësimore të pesë Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), nga data 24 Gusht 2015 deri më datë 7 Shtator 2015, sipas kuotave të përcaktuara në pikën 2 të Vendimit nr. 638, datë 22.07.2015, të Këshillit të Ministrave.
- Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomën/deftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet, si dhe dokumentin e njohjes në Republikën e Shqipërisë nga komisioni i posacëm për njohjen e diplomave të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Në rast se kandidati/ja ka përfunduar shkollen e mesme në Shqipëri dorëzon kopje të noterizuar të Maturës Shtetërore;
- Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;
- Dy fotografi;
- Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale sipas shtojces nr. 1 të Udhëzimit Nr. 26 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 18.08.2015;
- Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, per llogari të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Brenda datës 22 shtator 2015, Ministria e Arsimit dhe Sportit do të përcjellë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë listën e kandidatëve të përzgjedhur për të vijuar me regjistrimin e kandidatëve në programet përkatëse të studimit. Ministria e Arsimit dhe Sportit do të publikojë në faqen web listën e kandidatëve dhe afatet e regjistrimit të tyre në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
- Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në periudhën 23 shtator deri në 1 tetor 2015.
- Në përfundim të procedurave të seleksionimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit vlerëson mundësinë e rishpërndarjes së kuotave të mbetura bosh. Mund të përfitojnë nga kuotat e rishpërndara kandidatët të cilët kanë aplikuar pranë sekretarive mësimore të Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë brenda datës 7 shtator 2015 dhe nuk kanë rezultuar fitues në raundin e parë të shpërndarjes së kuotave.
- Ministria e Arsimit dhe Sportit procedon me përcaktimin e emrave të kandidatëve në programet ku janë rishpërndarë kuotat dhe brenda datës 6 tetor 2015 i përcjellë pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë listat e kandidatëve fitues. Ministria e Arsimit dhe Sportit publikon në faqen web listën e kandidatëve dhe afatet e regjistrimit të tyre në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
- Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në periudhën nga data 7 tetor 2015 deri më 12 tetor 2015, duke paraqitur dokumentet përkatëse, sipas pikës 3 të Udhëzimit Nr. 26 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 18.08.2015.
Për më tepër informacione dhe konsultim:
- Urdhëri Nr. 294 i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 17.08.2015 "Për shpërndarjen e kuotave të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 - 2016".
- Udhëzimi Nr. 26 i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 18.08.2015 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 -2016"
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 20.08.2015

Ditën e Martë, 06.10.2015, përfundoi me sukses punimet e saj "Konferenca e III-të Pedagogjike e Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë", e organizuar në ambientet e Tirana International Hotel. Në këtë konferencë nderuan me pjesëmarrjen e tyre Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, Z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Prof. Dr. Mira Rakacolli, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë, Znj. Adriana Berberi, Drejtore e Kabinetit të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj. Linda Pustina, Drejtore e Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Shkencës në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Prof. Dr. Mentor Petrela, PU, PH, Përgjegjës i Departamentit të Neurokirurgjisë dhe Prof. Dr. Artan Goda, Përgjegjës i Departamentit të Zemrës dhe Enëve të Gjakut. Konferenca ishte një iniciativë e Dekanatit për të mbledhur në një diskutim të hapur pedagogët e nderuar të Fakultetit të Mjekësisë dhe për të prezantuar sfidat didaktike dhe shkencore të Fakultetit të Mjekësisë për vitin e ri akademik 2015-2016. Konferenca u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Në fjalën e saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla përgëzoi iniciativën e Fakultetit të Mjekësisë. Znj. Nikolla theksoi se kjo konferencë është një takim i rëndësishëm që përkon me ditën e parë të hyrjes në fuqi të Ligji i Ri i Arsimit të Lartë dhe është një koiçidencë e mirë që ajo ndodhet e ftuar në këtë konferencë dhe gjen rastin për të folur për linjat inspiruese që sjell Ligji i Ri. "Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e arsimit shqiptar. Universitetet do të kthehen në vatra të dijes dhe shkencës si në çdo vend tjetër perëndimor. Shqipëria do të kthehet në një pikë referimi në Ballkan për të mbledhur eksperiencat më të mira nga fqinjët për të krijuar modele të ekselencës dhe për të bashkëpunuar në ofrimin e programeve të përbashkëta. Gjëja që është më e vështirë të ndryshojë është mentaliteti dhe rutina. Por unë besoj se vetë procesi ka qënë inspirues. Dua të theksoj se përmes këtij Ligji kemi shënuar një standard të ri duke folur me profesionistë. Ky ligj i jep fund plagjiaturës, i jep fund metodologjisë që një pedagog udhëheq shumë studentë në diplomë dhe ky është momenti ku të gjithë duhet të bashkëpunojmë që ta realizojmë konkretisht Ligjin", nënvizoi Nikolla.
Ministri i Shëndetësisë Z. Ilir Beqaj, në fjalën e tij, e cilësoi sistemin shëndetësor, si pjesë e një procesi që afatgjatë dhe, për shkak të specifikës së studimeve mjekësore, standardet dhe politikat e zhvillimit do të mund të arrihen pas 10 vjetësh dhe çdo ditë profesionistët e mjekësise po luftojnë për të arritur këto standarde. "Pas 10 vjetësh do të dalin rezultatet e përmirësimit të mjekësisë me Ligjin e Ri të Arsimit të Lartë, pasi kjo është një punë që profesionistët e bëjnë çdo ditë me përkushtim", theksoi Z. Beqaj.
Ministri Z. Ilir Beqaj foli mbi nevojat parësore për specialistë në klinikat e ndryshme të të gjithë vendit, të cilat janë të evidentuara nga Ministria e Shëndetësisë. Z. Beqaj, gjithashtu, informoi të pranishmit se së shpejti do të publikohet Vendimi i Këshillit të Ministrave mbi hapjen e Specializimeve. "Sfida jonë për shëndetësinë nuk është vetëm që të luftojmë sëmundjet, por edhe të sigurojmë diagnostifikimin e tyre të hershëm, për të parandaluar sëmundjet. Sigurisht, është e nevojshme që të shtohen profesionistët e shëndetësisë. Prandaj ne kemi evidentuar nevojat për personel të kualifikuar dhe për specialistë të fushës. Unë mendoj se ka nevojë gjithashtu që sektorët më të specializuar si në kirurgji, pediatri, imazheri, kardiologji, etj. të mund të jenë të ndara në nënsektorë të profilizuar. Ne kërkojmë bashkëpunimin tuaj, pasi jeni ju që edukoni dhe prodhoni mjekë për t'i shërbyer pacientëve dhe me ju do të bëhet edhe programi 5-vjeçar i riçertifikimit", tha Z. Beqaj.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata paraqiti historikun e Mjekësisë Shqiptare që nga zanafilla e tij me krijimin e Institutit të Lartë Mjekësor në vitin 1952, formimin e Fakultetit të Mjekësisë në vitin 1957 si pjesë e Fakultetit të Tiranës dhe, përfundimisht, promovimi i Fakultetit të Mjekësisë me statusin e Universitetit dhe themelimi i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, më 23 Janar 2013. "Synimi ynë në formimin e profesionistëve të shendetit, sidomos mjekëve, duhet të orientohet drejt 7 roleve kyçe profesionale, të përgatisë: Ekspertin mjekësor, Komunikatorin, Bashkëpunëtorin, Menaxherin, Avokatin e shëndetit, Nxënësin, Profesionistin", nënvizoi Rektori Gjata. Ai theksoi arritjet e deritanishme dhe ecurinë e mirë të Universitetit dhe, gjithashtu, parashtroi objektivat që Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka si prioritet për t'u zhvilluar më tej. "Në pamje të parë realizimi i këtyre synimeve duket si një ëndërr e parealizueshme, por duhet të kujtojmë se baballarët që krijuan shkollën e mjekësisë shqiptare jo vetëm ëndërruan, në kohë shumë më të veshtira, por edhe guxuan ta bënin ëndrrën e tyre realitet", tha Rektori Arben Gjata.
Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Mira Rakacolli falënderoi Ministrat e ftuar dhe Profesoratin e Fakultetit të Mjekësisë për pjesëmarrjen në këtë konferencë të rëndësishme për mjekësinë shqiptare dhe paraqiti programin e saj në kuadër të sfidave të Fakultetit të Mjekësisë. Ajo u ndal gjithashtu mbi nevojën e Specializantëve për trajnime të vazhdueshme dhe të plota dhe informoi të pranishmit se Fakulteti i Mjekësisë po përgatit trajnimet e grupeve prej 20-30 specializantësh në Shërbimet që kanë mjetet laboratorike më të avancuara dhe po harton projekte për të zhvilluar më tej asetet e Fakultetit me teknologji të avancuar, si një nevojë primare dhe bashkëkohore në mjekësi.
Në fjalën e saj, Znj. Linda Pustina, Drejtore e Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Shkencës në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, përgëzoi Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për zhvillimin e suksesshëm të organizimit të procesit të Specilizimeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe të Mjekësisë Dentare dhe vlerësoi, gjithashtu, angazhimin e të gjitha strukturave të Universitetit për të bashkëpunuar dhe për të marrë pjesë në implementimin e procedurave arsimore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ajo falënderoi Profesoratin e Mjekësisë për ndihmesën e tyre me mendimeve dhe sugjerime dhe i ftoi ata të jenë përherë pjesë aktive e zhvillimit të Ligjit të Ri të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.
Konferenca u zhvillua me referime mbi transmetimin e dijeve, prezantimin e prioriteteve në kurrikula dhe fokusimin e mësimdhënies të bazuar në evidenca dhe në praktikat më të reja në fushën e mjekësisë. Gjithashtu, një temë e veçantë ishte dhe zbatimi i standardeve të suksesshme ndërkombëtare që aplikohen nga Fakultetet e ndryshme perëndimore të Mjekësisë. Konferenca u zhvillua në dy seksione dhe synimi i këtij takimi të rëndësishëm ishte diskutimi mbi reformat dhe programet e zhvillimit në arsimin mjekësor. Moderatorët e seksionit të parë ishin Rektori Prof. Dr. Arben Gjata dhe Dekanja Prof. Dr. Mira Rakacolli dhe moderatorët e seksionit të dytë ishin Prof. Dr. Mentor Petrela, PU, PH, dhe Prof. Dr. Artan Goda.
Në fund të prezantimeve u zhvillua një bashkëbisedim i hapur mes Rektorit Prof. Dr. Arben Gjata, Dekanes Prof. Dr. Mira Rakacolli, Prof. Dr. Mentor Petrela, PU, PH, Prof. Dr. Artan Goda, Znj. Linda Pustina dhe pedagogëve të Fakultetit të Mjekësisë pjesëmarrës në këtë konferencë.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 07.10.2015

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e ndodhur ditën e Martë, më datë 22/09/2015, në Shërbimin e Onkologjikut të Qendrës Spitalore Universtare "Nënë Tereza" Tiranë (QSUT), ku janë dhunuar në krye të detyrës Dr. Silvana Çeliku, mjeke e mirënjohur dhe pedagoge në Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe infermiere Znj. Sashenka Kristo.
Informojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i bashkohet shqetësimit të personelit shëndetësor të Shërbimit të Onkologjisë, si dhe të të gjithë përfaqësuesve të mjekësisë dhe opinionit publik në mbarë vendin dhe dënon me forcë çdo akt dhune kundrejt profesionistëve të shëndetësisë, të cilët me mund dhe sakrificë përmbushin, çdo ditë, misionin e tyre të shenjtë.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i bën apel mediave, analistëve dhe politikanëve që në debatet e natyrshme për problematikat dhe reformimin e sistemit shëndetësor, të shmangin përballjen dhe denigrimin e figurës së mjekëve. Pa rikthimin e besimit midis publikut dhe bluzave të bardha nuk mund të ketë asnjë përmirësim të ndjeshëm dhe reformë të suksesshme të sistemit shëndetësor.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë inkurajon sensibilizimin e qytetarëve në respektimin e figurës së personelit shëndetësor në detyrë dhe është i vendosur që së bashku me profesionistët e shëndetësisë shqiptare t'u rikthejë qytetarëve besimin tek shërbimi shëndetësor. Detyra dhe misioni i Mjekut dhe të gjithë personelit mjekësor është mbrojtja e shëndetit të njeriut në sfidat e mëdha të jetës.
PËR UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
REKTORI Prof. Dr. ARBEN GJATA
Publikuar më 23.09.2015

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon Pedagogët se ditën e Martë, datë 06 Tetor 2015, organizohet Konferenca e III-të Pedagogjike e Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Konferenca do të zhvillohet në ambientet e Tirana International Hotel në orën 10:00 - 15.30. Konferenca zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo konferencë realizohet në kuadër të sfidave didaktike të personelit akademik dhe shkencor të Fakultetit të Mjekësisë për vitin e ri akademik 2015-2016. Konferenca do të zhvillohet në dy seksione dhe synimi i këtij takimi të rëndësishëm do të jetë diskutimi mbi reformat dhe programet e zhvillimit në arsimin mjekësor.
Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, Z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Mira Rakacolli, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë. Moderatorë të diskutimeve do të jenë Prof. Dr. Mentor Petrela, PU, PH, Përgjegjës i Departamentit të Neurokirurgjisë dhe Prof. Dr. Artan Goda, Përgjegjës i Departamentit të Zemrës dhe Enëve të Gjakut. Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jetë i gjithë stafi akademik i Fakultetit të Mjekësisë.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 05.10.2015

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët mbi Vendimin Qarkullues Nr. 39, të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, datë 08.09.2015 "Për miratimin e ndryshimit në Rregulloren e Brendshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë".
Vendimi Qarkullues Nr. 39 për konsultim:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 09.09.2015
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×