Please select your page

Ditën e Enjte, më datë 21 Maj, në ambjentet e Pallatit të Sportit "Asllan Rusi", në Tiranë dhe ditën e Premte, 22 Maj, në Komplesin Tropikal "Plazh Durrës", në Durrës, Universiteti i Tiranës organizon "Universiadën Mbarëkombëtare Pranverë 2015". Universiada Mbarëkombëtare mbledh skuadrat përfaqësuese studentore dhe të pedagogëve nga disa universitete të vendit dhe ato të trojeve shqiptare, me praninë e skuadrave nga Univeristeti i Prishtinës dhe nga Universiteti i Tetovës.

Në këtë aktivitet sportiv do të organizohen kampionati i basketbollit, i volejbollit, i mini-futbollit dhe i Beach-Volley dhe të pranishëm do të jenë përfaqësues të universiteteve që do të përshëndesin aktivitetin.

Ky aktivitet është pjesë e aktiviteteve të përvitshme sportive, të cilat organizohen nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me universitetet e tjera kombëtare, ku marrin pjesë aktive studentët e apasionuar pas këtyre sporteve. Krahas kompeticoneve sportive, në këtë aktivitet do të zhvillohen shfaqje sportive-artistike dhe do të ketë momente argëtimi me muzikë dhe koktejle për pjesëmarrësit. Në fund të Universiadës do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve të para dhe medaljeve të kampionateve që do të zhvillohen në dy ditët e aktivitetit.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë promovon pjesëmarrjen e gjërë në jetën kulturore, sociale, argëtuese dhe sportive dhe vlerëson aktivitetet e tilla si një mundësi e mirë për studentët dhe stafin akademik për t'u angazhuar me aktiviteteve fizike dhe sportive, të cilat nxisin një jetë të shëndetshme të shoqërisë tonë.

Universiada Mbarëkombëtare Pranverë 2015 foto-icon

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Përditësimi i fundit: 20.05.2015


 

Me rastin e zhvillimit të Simpoziumit ​"Mediterranean Symposium on Health Promotion II" që organizohet nga Universiteti i Girona-s, në Spanjë, në datat 3 - 5 Qershor 2015, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) informon kërkuesit shkencor se mund të dërgojnë abstaktet e tyre deri më datë 10 Maj për të marrë pjesë në këtë aktivitet shkencor ndërkombëtar. Simpoziumi është një iniciativë e rëndësishme që mbledh ekspertët dhe kërkuesit shkencor të fushës së Shëndetit Publik të vendeve të Mesdheut.

Qëllimi i këtij Simpoziumi është forcimi i kapaciteteve të specialistëve, studiuesve dhe hartuesve të politikave në fushën e promovimit të shëndetit.

Simpoziumi vijon takimin e parë në vitin 2012 për Promovimin e Shëndetit në Mesdhe dhe do të fokusohet në formimin e asetete dhe kapaciteteteve për promovimin e shëndetit.

Simpoziumi ​"Mediterranean Symposium on Health Promotion II" përfaqëson një moment historik në fushën e promovimit të Shëndetit Publik në vendet e Mesdheut. Përmes prezantimit efektiv, përhapjes së njohurive, përvojës dhe praktikës më të mirë, ky Simpozium do të ofrojë një mundësi për ekspertët për bashkëpunim dhe nxitje të iniciativave të reja.

Për më tepër informacione rreth Simpoziumit ​"Mediterranean Symposium on Health Promotion II", mund të konsultoni linkun e mëposhtëm:

http://www.udg.edu/jornades/PSAM/Presentaci%C3%B3/tabid/18506/language/en-US/Default.aspx

 

 

                                     REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Përditësimi i fundit: 07.05.2015


Untitled

Ditën e premte, më datë 24 Prill, në ambjentet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u zhvillua Ceremonia e ndarjes së çmimeve të para dhe medaljeve të Kampionateve Studentore të Futbollit dhe Volejbollit, të organizuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Ali Refatllari, Kancelari i UMT-së Z. Mirjel Dollani, Kryetari i Këshillit Studentor të UMT-së Z. Gentjan Asllanaj, si dhe të gjithë studentët fitues të dy aktiviteteve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori Prof. Dr. Ali Refatllari vlerësoi frymën unike që aktivitetet e tilla sportive sjellin mes grupeve studentore dhe përgëzoi pjesëmarrjen e të rinjve për të zhvilluar një jetë aktive. "Mjekësia dhe sporti janë dy shërues universalë", tha Rektori Refatllari. "Këto çaste janë kujtime të bukura që mbeten në vite dhe ju përgëzoj, jo vetëm si fitues të këtyre dy kampionateve, por edhe si promovues të aktiviteteve sportive".

Kampionati Studentor i Futbollit dhe ai i Volejbollit janë pjesë e aktiviteteve të përvitshme, të cilat organizohen në mini-turne nga Këshilli Studentor i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me mbështetjen e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Në këto aktivitete sportive marrin pjesë studentë të apasionuar pas këtyre dy sporteve, të cilët ndahen në skuadra përfaqësuese. Kjo ceremoni vijon me sukses ciklin e aktiviteteve sportive që promovohen nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 

FOTO NGA CEREMONIA E NDARJES SË ÇMIMEVE TË KAMPIONATEVE STUDENTORE TË FUTBOLLIT DHE VOLEJBOLLIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

 

                                     REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Përditësimi i fundit: 27.04.2015


Untitled

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) në bashkëpunim me International Brain Research Organization (IBRA) organizon "Kursin mbi Neuroshkencat". Kursi i trajnimit zhvillohet në datat 4-12 Maj 2015, pranë Qendrës së Telemjekësisë në Tiranë.

IBRO është një shoqatë e Organizatave Ndërkombëtare të Neuroshkencës e krijuar me qëllim për të promovuar dhe për të mbështetur trajnimet dhe hulumtimet në Fushën e Neuroshkencave. Këshilli Drejtues i IBRO përbëhet nga më shumë se 80 Organizata shkencore ndërkombëtare, kombëtare dhe rajonale, të cilat së bashku me pesë Komitetet Rajonale mundësojnë programet arsimore për të trajnuar studiuesit e rinj. Aktualisht, anëtarësimi në IBRO përfshin shoqata dhe Institucione të Arsimit të Lartë të lidhura me një anëtarësim prej mbi 75.000 Specialistësh të fushës, duke qenë kështu organizata më e madhe në botë e shkencëtarëve dhe mjekëve të përkushtuar për avancimin dhe të kuptuarit e trurit dhe sistemit nervor.

Bashkëpunimi me International Brain Research Organization për trajnime në fushën e Neuroshkencave vijon programin e zhvillimit të praktikës profesionale të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duke ofruar programe me nivel të lartë shkencor.

Personi i kontaktit: Prof. Dr. Jera Kruja

Nr. Tel 0682255218 Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Regjistrimet janë të hapura pranë sekretarisë së Neurologjisë. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe të interesuarit janë të ftuar të regjistrohen në një kohë të shpejtë.

Tarifat e kursit:

Studentët: 2000 lekë

Profesionistët: 4000 lekë

Për më tepër informacione rreth "Kursit mbi Neuroshkencat", mund të konsultoni Programin në linket e mëposhtme.

Programi broshurë 

PROGRAMI Fq. 1

PROGRAMI Fq. 2

PROGRAMI Fq. 3

                             

                                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Përditësimi i fundit: 30.04.2015


 

Untitled

 

Në kuadër të nismës së Shoqatës së Universiteteve Evropiane (EUA), e cila i drejtohet të gjithë universiteteve evropiane për t’u solidarizuar në ndihmë të viktimave të sulmit makabër në Universitetin Garissa në Kenia, ku humbën jetën 147 studentë të pafajshëm, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh mbështetjen maksimale dhe solidarizimin e tij duke dënuar sulme të tilla në arsim, të cilat dhunojnë lirinë e mendimit, të shprehjes si dhe lirinë akademike. Me këtë rast, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i bën thirrje opinionit publik të ruajë vlerat njerëzore duke ndaluar të gjithë aktet e dhunshme në ambientet universitare, kundër studentëve dhe lirive akademike, si dhe të kontribuojë aktivisht në të ardhmen për mbrojtjen e këtyre të drejtave universale.  

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, si pjesë e shoqërisë evropiane, i bashkohet ftesës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe së bashku me të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë në vend solidarizohet me këtë nismë duke mbajtur një minutë heshtje, ditën e hënë datë 27 Prill 2015, ora 12:00 për studentët e vrarë më 2 prill të këtij viti në Kenia.

 

Thirrja e Shoqatës së Universiteteve Evropiane drejtuar të gjithë universiteteve

 

                                     REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Përditësimi i fundit: 25.04.2015


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×