Please select your page

 

Me rastin e vlerësimit të studentëve, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) organizon ceremoninë e Studentëve Ekselente 2014.

Në këtë ceremoni do të vlerësohen me Certifikatë Medalje e Artë, Certifikatë Student i Shkëlqyer dhe Certifikatë për Rezultate të Larta, studentët e diplomuar të cilët janë dalluar për angazhimin e tyre në studime dhe kanë dhënë një kontribut të veçantë në UMT. 

Ceremonia zhvillohet në Rektorat, ditën e premte, datë 12.12.2014, ora 12:00.

 

                                                                       REKTORATI

 
 
 

 

Informohen studentët e transferuar nga universitetet private që iu është hequr liçenca, të cilët kanë kryer regjistrimin në Universitetit të Mjekësisë, Tiranë se nesër, më datë 03.12.2014, fillon proçesi mësimor pranë Fakulteteve ku ata janë pranuar. Ftojmë studentët të interesohen pranë sekretarive mësimore për t'u njohur me datat dhe sallat e leksioneve.

 

 

                                                                     REKTORATI

 

 

  

 

 

Përditësimi i fundit: 02.12.2014


 LOGO

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

FAKULTETI I MJEKËSISËFAKULTETI I MJEKËSISË DENTARE

 

  

Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin e Mjekësisë Dentare publikon pyetjet për përgatitjen e studentëve në Provimin e Specializimit.

   

Konsultoni pyetjet e provimit të Specializimit për fushat e mjekësisë duke klikuar në këtë link.

 

Konsultoni pyetjet e provimit të Specializimit për fushat e mjekësisë dentare duke klikuar në linket e mëposhtme:

Pyetjet zytare te Specializimit FMD 1

Pyetjet zytare te Specializimit FMD 2

 

 

Informojmë kandidatët e interesuar se pyetjet e Fakultetit të Mjekësisë Dentare janë miratuar përfundimisht nga Fakulteti dhe janë të vendosura sipas kërkesës së kërkesës së AKP-së.

 

 

 

Përditësimi i fundit: 19.12.2014

 

 


 

Universiteti e Mjekësisë, Tiranë (UMT) në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë Tiranë (KSUMT) dhe Organizata Brainstorm organizon për të dytin vit radhazi aktivitetin "MEDICAL WINTER SCHOOL 2". Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet në Manastir, Maqedoni, në datat 12-14 dhjetor 2014.

Aktiviteti do të përfshijë 10 referime mjekësore të përgatitura nga Profesorë të nderuar të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe do të zgjasë 3 ditë. Për këtë aktivitet do të përzgjidhen nga komisioni shkencor 100 studentë, të cilët do të marrin pjesë aktive me prezantimet e tyre dhe pasive si pjesëmarrës.

Temat dhe profesorët e përfshirë në këtë aktivitet janë si më poshtë:
1. Prof. As. Andi Koraqe - Rezistenca bakteriale
2. Benard Shehu - Menaxhimi i pacientëve me dhimbje gjoksi jo traumatike në urgjencë
3. Prof. Dr. Vilma Mema - Retinopatia diabetike
4. Rezart Ajazi - Infertiliteti në cifte
5. Dr. Leart Berdica
6. Dr. Anila Aliko - Tuberkulozi
7. Prof. As. Margarita Resuli - Infeksionet urinare
8. Prof. As. Pellumb Pipero - Vështrim mbi sëmundjet infektive emergjente dhe riemergjente, problematika dhe përballja
9. Prof. Dr. Ruzhdie Qafmolla - C'rregullimet psikosociale si shkaktare të disfunksionit të artikulacionit temporo-mandibular
10. Iliri Alimehmeti - Sëmundjet kardiovaskulare, parandalimi parësor dhe dytësor
11. Rudin Domi - Edema pulmonare fiziopatologjia diagnoza dhe trajtimi.
12. Dr. Loreta Kuneshka - Manifestimet mukokutane të HIV AIDS

Ky aktivitet është menduar si një event social me referate, demonstrime praktike, biseda tematike mes studentëve, workshop dhe momente festive studentore. Në fund të aktivitetit do të shpërndahen certifikata pjesëmarrje për të pranishmit.

Kostoja e aktivitetit është 55 euro dhe mbulon një pjesë të shpenzimeve, pjesa tjetër mbulohet nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Kjo kosto përfshin transportin, 3 vaktet, shpenzimet mbi asetet e konferencës, shpenzimet e shfrytëzimit të lojrave dimerore (ski) dhe akomodimin në Hotel Molika për 3 ditë.

Për regjistrimin tuaj në këtë aktivitet, ju lutemi të plotësoni informacionin e nevojshëm në link-un e mëposhtem:http://www.jotformeu.com/pergjegjesi/mws2

Afati i fundit i regjistrimit është datë 3 dhjetor 2014.
Për informacione të mëtejshme, lutemi të kontaktoni në numrin: 069 29 32 910.

 

REKTORATI

 

 


Në bazë të Udhëzimit Nr. 53, datë 03.11.2014, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe Master i Shkencave/Master i arteve të bukura”, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2014 – 2015", informojmë studentët nga Trojet Shqiptare që kërkojnë të aplikojnë në programet e studimeve "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave" që ofrohen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe në Fakultetin e Shëndetit Publik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, se procedura e aplikimit kryhet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, nga data 03 Nëntor deri më 10 Nëntor 2014.

Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm në dy kopje të njesuara me origjinalin:

 
    1. Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 1, bashkëlidhur Udhëzimi Nr. 53. Në formular duhen radhitur pesë programe studimi ku kandidati kërkon të aplikojë, si dhe Institucioni i Arsimit të Lartë (IAL) përkatës, në renditje prioritare, pra i pari renditet programi me i preferuar dhe i fundit ai më pak i preferuar nga të pesta programet. Për emërtimin dhe ID e programit përkatës i duhet referuar Tabelave nr. 1, 1/1 dhe 2 të Vendimit nr. 668, datë 15.10.2014, të Këshillit të Ministrave "Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit, në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e studimeve të ciklit të
      dytë me kohë të plotë, "Master profesional" dhe "Master i shkencave"/"Master i arteve të bukura", për vitin akademik 2014-2015, i ndryshuar; Diplomë universitare e ciklit të parë të studimeve të përfunduar brenda Republikës së Shqipërisë, së bashku me suplementin e diplomës ose listën e notave. Për kandidatdt që kanë përfunduar studimet në IAL-të publike, në mungesë të diplomës, IAL-të pajisin kandidatin me një vërtetim që provon mbarimin e studimeve konform ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe lejon regjistrimin në ciklin e dytë të studimeve. Kandidati paraqet vërtetimin në IAL-në ku kërkon të regjistrohet sipas afateve të parashikuara në këtë udhëzim, dhe brenda 6 muajve dorëzon fotokopjen e njësuar me origjinalin të kartonit të diplomës të lëshuar nga IAL-ja përkatëse.
      Për diplomën universitare të ciklit të parë të fituar jashtë vendit, të depozitohet dhe vërtetimi i njohjes dhe njësimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Për kandidatët të cilët nuk kanë njohur dhe njësuar diplomat e tyre të fituara jashtë vendit, depozitojnë dokumentacionin për njohje diplome në të njëjtën ditë me aplikimin;

    2. Diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, me çertifikatën e notave, të njohura nga komisioni i posaçëm për njohjen e diplomave të shkollës së mesme në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Për kandidatët të cilët nuk kanë njohur dhe njësuar diplomat e tre të fituara jashtë vendit, depozitojnë dokumentacionin për njohje diplomë të shkollës së mesme së bashku me aplikimin;
    3. Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopje e dokumentit të identifikimit;
    4. Dy fotografi personale;
    5. Mandat arkëtimi i tarifës së aplikimit prej 2,000 lekë paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të MAS.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një komision i posacëm i ngritur me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit. Vlerësimi bëhet mbi kriterin e meritës, bazuar në notën mesatare të të gjitha viteve të studimeve universitare të ciklit të parë dhe në notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme, duke vlerësuar dhe programet që gjykohet të jenë prioritare sipas propozimeve të autoriteteve të vendeve përkatëse, si dhe duke marrë parasysh kapacitetet pritëse të çdo IAL-je për programin përkatës të studimit. Nëse, do të rezultojnë kandidatë me pikë të barabarta, do t'i nënshtrohen testimit që do të kryhet nga MAS.  

 
Brenda datës 17 Nëntor 2014, Ministria e Arsimit dhe Sportit publikon listën e kandidatëve të përzgjedhur në faqën zyrtare te internetit www.arsimi.gov.al.
 

Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të cilët rezultojnë fitues, regjistrohen pranë sekretarisë mësimore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues nga data 18 deri më datë 24 Nëntor 2014.

 

Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni udhëzimin e mëposhtëm:

                                                                                     

                                                                                  REKTORATI

 Përditësimi i fundit: 04.11.2014


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×