
Në vijim të procedurës së pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë dhe të dytë të integruar të studimeve, me kohë të plotë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për vitin akademik 2014-2015, informojmë kandidatët mbi listat e fituesve në Raundin 1, Faza II:
Procedurat e regjistrimit me dokumentacion pranë sekretarive të UMT-së ku kandidatët janë shpallur fitues:
- Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, (e pa noterizuar);
- 2 fotografi personale;
- Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të UMT-së;
- Deklaratën e paraqitur në shtojcen 4 të udhëzimit nr. 30, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe kundërfirmoset nga kjo e fundit.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët mbi mundësinë e pjesëmarrjes në konferencën e dytë "Oxford University National Major Trauma and Pre-Hospital Emergency Medicine" që organizohet nga Shoqata studentore "Oxford University National Major Trauma and Pre-Hospital Emergency Medicine Society" e Universitetit të Oksfordit, në Angli, në datat 14-15 nëntor 2014.
Konferenca i drejtohet studentëve të fushës së mjekësisë dhe ka për qëllim të pajisë studentët, të interesuar në mjekësinë e emergjencës dhe atë para-klinike, të cilët do të kenë mundësi për të dëgjuar nga profesionistët e fushës dhe për të mësuar aftësitë e përgjithshme praktike.
Kursi 2 ditor do të përbëhet nga një seri leksionesh me tema para-klinike dhe trauma dhe disa seanca praktike për të zhvilluar dhe konsoliduar të mësuarit teorik. Konferenca do të zhvillohet në Spitalin John Radcliffe Hospital të Oksfordit.
Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://studentoxtrauma.org/conference2014/
ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARREDHENIEVE ME JASHTE

-
- Formularin e aplikimit sipas Shtojcës nr. 1 të Udhëzimit Nr. 29;
- Vërtetim që nuk ka qenë i ndjekur penalisht dhe që nuk është në ndjekje penale, në vendin e origjinës, i lëshuar 3 muajt e fundit;
- Fotokopjen e njësuar të dokumentit personal të identitetit;
- Fotokopjen e njësuar të origjinalit të legalizuar të diplomës së shkollës së mesme e shoqëruar nga një dokument të lëshuar nga autoritetet arsimore kompetente që dëshmon se mbajtësi i diplomës ka të drejtë të ndjekë studimet në institucione të arsimit të lartë në vendin e tij/saj;
- Certifikatë e njohjes së gjuhës shqipe, lëshuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë së Universitetit të Tiranës, dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument që provon njohjen e gjuhës shqipe në nivelin e kërkuar (për shembull, diplomë e kryerjes së një cikli studimi në gjuhën shqipe, etj);
- Kopjen e njësuar të origjinalit të lejeqëndrimit për shtetasit e huaj, lëshuar nga Ministria e Brendshme, nëse disponohet nga aplikuesi;
- Curriculum Vitae;
- Deklaratë sipas Shtojcës nr. 2 të udhëzimit Nr. 29.

-
-
- të konfirmojnë dhe kryejnë regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar në listat paraprake të shpallura, duke ndërprerë konkurrimin;
- të vazhdojnë konkurrimin për të fituar një preferencë më të lartë duke bërë zgjedhjen përkatëse gjatë procedurave të regjistrimit online. Këta kandidatë, së bashku me kandidatët që nuk janë shpallur fitues në listat paraprake, konkurrojne për vendet e mbetura bosh të kandidateve fitues të cilët nuk kanë kryer regjistrimin online.
-
-
-
- Procedurat e regjistrimit online (vetëm për fituesit në listat paraprake);
- Procedurat e regjistrimit me dokumentacion pranë sekretarive të UMT-së ku jane shpallur fitues me listën përfundimtare (për të gjithë kandidatët e shpallur fitues në listën përfundimtare). Vetëm pas përfundimit të kësaj procedure, kandidati do të rezultojë i regjistruar në programin e studimit ku ishte shpallur fitues në listat paraprake.
-
-
-
- Regjistrimi online kryhet në cdo kompjuter që ka akses intemeti (sipas procedurave të përshkruara në Shtojcën nr. 1, bashkëlidhur udhëzimit nr. 30), nga data 17 Shtator 2014 deri në orën 24:00 të datës 22 Shtator 2014, për të bërë zgjedhjen e tyre.
-
-
-
- Regjistrimi online pranë sekretarive mësimore nga data 17 Shtator 2014 deri më datë 22 Shtator 2014, nga ora 08:00, deri në orën 18:00.
- Kandidati që paraqitet për të kryer regjistrimin on-line pranë sekretarisë mësimore, duhet të paraqesë vetëm një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), Në dosjen e sekretarisë mësimore do të mbahet fotokopja e dokumentit të identifikimit.
- Studentët, nënshkruajnë një deklaratë në sekretarinë mësimore, sipas modelit në Shtojcën nr. 3, të udhëzimit nr. 30. Sekretaria mesimore pajis menjëherë kandidatët me fletë regjistrimin në preferencën e përzgjedhur, ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si edhe data dhe ora e regjistrimit. Fleta e regjistrimit e vulosur do të jetë e nënshkruar nga dekani dhe kryesekretarja mësimore e fakultetit.
-

Në sajë të procedurave për aplikim në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë të kandidatëve nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, ju informojmë me lajmërimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit rreth afatit për njohjen e Diplomës së Maturës Shtetërore të kryer jashtë territorit të Shqipërisë.
Në vijim të procedurave të kërkuara për njësimin e diplomave dhe për të përfunduar njësimin e tyre në mënyrë që të respektohen afatet e regjistrimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, lutemi që shtetasit të sjellin pranë komisionit në MAS dokumentacionin përkatës jo më vone se data 28 gusht 2014, ora 14:00.
Procedura e dorëzimit dhe e tërheqjes së dokumentacionit do të jetë individuale.
Dokumenti i njësimit, që do të dorëzohet në IAL-në përkatëse, do të tërhiqet në MAS në përfundim të procesit, duke filluar nga data 4 – 8 shtator 2014, nga ora 9:00- 16:00 pranë zyrës së pritjes së publikut në MAS.
Tërheqim vëmendjen që dokumentet të jenë të plota dhe të pasqyrojnë qartë arritjet e maturës shtetërore në shtetin përkatës.
Aplikantët nga Kosova të kenë domosdoshmërisht me vete VERTETIMIN mbi pikët e arritura në Provimin e Maturës Shtetërore, duke pasqyruar pikët e kandidatit dhe pikët maksimale të provimit.
Për çdo sqarim mund të kontaktoni në Nr. e telefonit +355 4 22232455, +355 4 2227300
Burimi: http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/lajme/njoftim-per-kandidatet-nga-trojet
Informojmë kandidatët se njohja e Diplomës së Maturës Shtetërore të tyre në Republikën e Shqipërisë është plotësim i kërkesës A. të Udhëzimit Nr. 24 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 11.08.2014 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 - 2015”.
REKTORATI
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×