
Në bazë të Udhëzimit Nr. 52, datë 03.11.2014, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe të regjistrimit për kandidatët me statusin e ish- të denuarit dhe të përndjekurit politik nga sistemi komunist, të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, për programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe Master i Shkencave/Master i arteve të bukura”, për vitin akademik 2014 – 2015", informojmë studentët me statusin e ish- të denuarit dhe të përndjekurit politik nga sistemi komunist, të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët që kërkojnë të aplikojnë në programet e studimeve "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave" që ofrohen në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe në Fakultetin e Shëndetit Publik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, se procedura e aplikimit kryhet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, nga data 03 Nëntor deri më 10 Nëntor 2014.
Kandidatët shprehin 5 preferenca të ndryshme lidhur me aplikimin në programet e preferuara të studimit sipas formularit në Shtojcën nr. 1, bashkëlidhur Udhëzimi Nr. 52.Aplikimi bëhet duke dorëzuar në MAS, personalisht, dokumentacionin e mëposhtëm në dy kopje:
- Letër motivimi ku të shpjegojë arsyet e aplikimit si dhe të zgjedhjes së programeve të studimit të përcaktuara në formular prej tij;
- Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 1, bashkëlidhur udhëzimi Nr. 52. Në formular duhen radhitur pesë programe studimi ku kandidati kërkon të aplikojë, si dhe Institucioni i Arsimit të Lartë (IAL) përkatës, në renditje prioritare, pra i pari renditet programi më i preferuar dhe i fundit ai më pak i preferuar nga të pesta programet. Për emërtimin dhe ID e programit përkatës i duhet referuar Tabelave nr. 1, 1/1 dhe 2 të Vendimit nr. 668, datë 15.10.2014, të Këshillit të Ministrave "Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit, në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, "Master profesional" dhe "Master i shkencave"/"Master i arteve të bukura", për vitin akademik 2014-2015", i ndryshuar;
- Diplomë universitare e ciklit të parë të studimeve të përfunduar brenda Republikës së Shqipërisë, së bashku me suplementin e diplomës ose listën e notave. Për kandidatët që kanë përfunduar studimet në IAL-të publike, në mungesë të diplomës, IAL-të pajisin kandidatin me një vërtetim që provon mbarimin e studimeve konform ligjit nr. 9741, datd 21.05.2007, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe lejon regjistrimin në ciklin e dytë të studimeve. Kandidati paraqet vërtetimin në IAL-në ku kërkon të regjistrohet sipas afateve të parashikuara në udhëzimin Nr. 52, dhe brenda 6 muajve dorëzon fotokopjen e njësuar me origjinalin të kartonit të diplomës të lëshuar nga IAL-ja përkatëse. Për diplomën universitare të ciklit të parë të fituar jashtë vendit, të depozitohet dhe vërtetimi i njohjes dhe njësimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Për kardidatët të cilët nuk kanë njësuar diplomat e tyre të fituara jashtë vendit, depozitojnë dokumentacionin për njësim diplome në të njëjtën ditë me aplikimin.
- Fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga MAS. Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme, së bashku me vërtetimin nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) për shlyerjen e provimeve me zgjedhje, nëse kanë dhënë provime të tilla. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, respektivisht, vërtetim notash të Maturës Shtetërore dhe provimesh me zgjedhje (nëse kanë dhënë provime të tilla) të lëshuar nga AKP, ose dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në njësinë arsimore vendore (Drejtorinë Arsimore Rajonale)/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letënjoftim ose pasaportë);
- Dy fotografi personale.
2. Kandidati me statusin e ish- të dënuarit dhe të pëmdjekurit politik, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 1) duhet të dorëzojë:
- për ish- të dënuarit fotokopjen e njësuar në Republikën e Shqipërisë të dokumentit që vërteton statusin e ish- të dënuarit të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve;
- për ish- të pëmdjekurit politikë fotokopjen e njësuar në Republikën e Shqipërisë të dokumentit që vërteton statusin e ish- të përndjekurit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme;
3. Kandidati me statusin e të verbrit, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 1) duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetdror ose kopje të noterizuar të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).
4. Kandidati me statusin e invalidit paraplegjik e tetraplegiik, pëveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 1) duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e librezës së invalidit paraplegiik e tetraplegjik të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje e noterizuar e vendimit të KMCAP.
5. Kandidati me statusin e jetimit, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 1) duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.
6. Kandidati Rom dhe Ballkano-Egjiptian, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 1) duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është Rom apo Ballkano-Egjiptian.
Komisioni i posaçëm, i përbërë nga zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, në cilësinë e kryetarit, dhe 4 andtarë, nga të cilët dy perfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe dy përfaqësues nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shqyrton dhe vlerëson aplikimet e kandidatëve me statusin perkatës brenda datës 17 Nëntor 2014. Pjesë e vlerësimit të jetë dhe intervista me secilin kandidat, që zhvillohet nga Komisioni i Posaçëm. Aplikimet me dokumentacion të paplotë nuk merren në konsideratë. Vlerdsimi të bëhet mbi kriterin e meritës, bazuar në notën mesatare të të gjitha viteve të studimeve universitare të ciklit të parë, si dhe eventualisht në notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme, duke vlerësuar dhe programet që gjykohet të jenë prioritare sipas propozimeve të autoriteteve të vendeve përkatëse, si dhe duke marrë parasysh kapacitetet pritëse të çdo IAL-je për programin përkatës të studimit. Nëse, do të rezultojnë kandidatë me pikë të barabarta, do t'i nënshtrohen testimit që do të kryhet nga MAS.
Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni udhëzimin e mëposhtëm:
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 03.11.2014

Në vijim të procedurës së pranimit për studentët që aplikojnë në programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave/Master Profesional që ofrohen nga Fakulteti i Shëndetit Publik dhe Fakultetit i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për vitin akademik 2014 -2015, informohen kandidatët e interesuar me Udhëzimin e ri Nr. 51, dt. 03.11.2014 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 46, datë 20.10.2014 "Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë "Master profesional" dhe "Master i shkencave" / "Master i arteve të bukura", për vitin akademik 2014-2015".
Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave/Master Profesional bëhen pranë Sekretarive Mësimore të Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë nga data 20.10.2014 deri më datë 17.11.2014.
Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë kandidatët që:
- kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse ose vërtetimin përkatës, sipas përcaktimeve në paragrafin e dytë të pikës 5 të udhëzimit nr. 46, në një program të ciklit të parë "Bachelor" ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit.
- janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë Bachelor ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS ose janë në proces njësimi.
Kandidati paraqitet personalisht dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
- Fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Për kandidatët që kanë përfunduar studimet në IAL publike, në mungesë të diplomës, IAL-të pajisin kandidatin me një vërtetitm që provon mbarimin e studimeve konform ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe lejon regjistrimin në ciklin e dytë të studimeve. Kandidati paraqet vërtetimin në IAL-në ku kërkon të regjistrohet sipas afateve të parashikuara në Udhëzimin nr. 51, dhe brenda 6 muajve dorëzon fotokopjen e njësuar me origjinalin të kartonit të diplomës të lëshuar nga IAL-ja përkatëse. Për diplomat e fituara jashtë vendit, vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga MAS, të diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origlinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës. Në rast se nuk janë përfunduar procedurat e njësimit, kandidati dorëzon një vërtetim që konfirmon dorëzimin në MAS të dokumentacionit të parashikuar për njësimin e diplomës së ciklit të parë, dhe brenda 45 ditëve dorëzon vërtetimin përkatës të njësimit;
- Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datdë 3.11.2010 të Këshillit të Ministrave "Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave "Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike" (i ndryshuar), paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose në rast fotokopjeje të saj, të njësuar me origfinalin, të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore DAR/ZA). Në rast se kandidatët kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të Vendimit të KM nr. 876, datë 3.11.2010 "Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Keshillit të Ministrave "Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike (të ndryshuar)", dhe kanë dhënë me sukses (me rezultate kaluese) provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, paraqesin edhe dokumentin përkatës të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave. Kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin e njohjes të lëshuar nga AKP, të shoqëruar me fotokopje të njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë, të përkthyer në gjuhën shqipe, nëse është lëshuar në gjuhë të huaj, të diplomës së Maturës Shteterore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomës/dëftesës së shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendorë apo qendrorë, të vendit ku ka pdrfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë ose të një dokumenti të lëshuar nga autoritetet arsimore kompetente mbi bazën e të cilit është kryer njohja nga MAS;
- Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 1, bashkëlidhur me Udhëzimin nr. 46, dt. 20.10.2014;
- Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare (për të gjithe kandidatët);
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
- Dy fotografi personale.
Lista emërore e kandidatëve fitues do të shpallet pranë Sekretarive Mësimore të Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe në faqen web të UMT-së, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara, brenda datës 21 Nëntor 2014.
Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues nga data 24.11.2014 deri më datë 26.11.2014.
UMT do të shpall pranë Sekretarive Mësimore të Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike dhe do të publikojë në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëve të regjistruar brenda datës 27.11.2014.
Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni udhëzimin e mëposhtëm:
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 03.11.2014
___________________________________________________________________________________________
NJOFTIM I MËPARSHËM
Në bazë të Vendimit Nr. 668, datë 15.10.2014 të Këshillit të Ministrave "Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimeve të ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë "Master profesional" dhe "Master i shkencave" / "Master i arteve të bukura", për vitin akademik 2014-2015" dhe Udhëzimin Nr. 46, datë 20.10.2014 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë "Master profesional" dhe "Master i shkencave" / "Master i arteve të bukura" në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 - 2015", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e interesuar mbi procedurën e pranimit, kuotat e përcaktuara dhe tarifat e shkollimit për ciklin e dytë Master i Shkencave/Master Profesional, sipas programeve të studimit që ofrohen nga Fakulteti i Shëndetit Publik dhe Fakultetit i Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:
- Vendim Nr. 668, datë 15.10.2014, të Këshillit të Ministrave
- Udhëzimit Nr. 46, datë 20.10.2014, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Aplikimi për këtë procedurë bëhet pranë Sekretarive Mësimore të dy Fakulteteve që ofrojnë studimet e ciklit të dytë Master i Shkencave/Master Profesional, Fakulteti i Shëndetit Publik dhe Fakultetit i Shkencave Mjekësore Teknike, nga data 20 Tetor 2014 deri në datën 29 Tetor 2014.
Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë kandidatët që:
- kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, në një program të ciklit të parë "Bachelor" ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit.
- janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë Bachelor ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS.
Kandidati paraqitet personalisht dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
- Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga MAS, të diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origlinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës;
- Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA).
Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datdë 3.11.2010 të Këshillit të Ministrave "Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave "Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike" (i ndryshuar), paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose në rast fotokopjeje të saj, të njësuar me origfinalin, të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore DAR/ZA).
Në rast se kandidatët kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të Vendimit të KM nr. 876, datë 3.11.2010 "Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Keshillit të Ministrave "Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike (të ndryshuar)", dhe kanë dhënë me sukses (me rezultate kaluese) provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, paraqesin edhe dokumentin përkatës të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.
Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
Kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin e njohjes të lëshuar nga AKP, të shoqëruar me fotokopje të njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë, të përkthyer në gjuhën shqipe, nëse është lëshuar në gjuhë të huaj, të diplomës së Maturës Shteterore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomës/dëftesës së shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendorë apo qendrorë, të vendit ku ka pdrfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë ose të një dokumenti të lëshuar nga autoritetet arsimore kompetente mbi bazën e të cilit është kryer njohja nga MAS; - Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 1, bashkëlidhur me Udhëzimin nr. 46, dt. 20.10.2014;
- Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare (për të gjithe kandidatët);
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
- Dy fotografi personale.
Lista emërore e kandidatëve të çdo kategorie shpallet pranë Sekretarive Mësimore të Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe në faqen web të UMT-së brenda orës 16.00 të datës 04 Nëntor 2014.
Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues nga data 04.11.2014 deri më datë 10.11.2014, prej orës 08.00 deri në orën 16.00.
UMT do të shpall pranë Sekretarive Mësimore të Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike dhe do të publikojë në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëve të regjistruar brenda datës 10.11.2014.
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 21.10.2014

Në vijim të procedurës së pranimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë të studentëve që kanë aplikuar në Raundin e Dytë, informohen kandidatët e interesuar mbi Udhëzimin nr. 49, datë 31.10.2014 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 41, datë 14.10.2014 "Për procedurat e pranimit për plotësimin e kuotave të parealizuara në raundin e dytë dhe regjistrimit të kandidatëve fitues në programet e studimit me kohë të plotë, të ciklit të parë të studimeve, programet e studimeve jouniversitare, profesionale, si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014-2015", si më poshtë:
Sekretaritë mësimore të fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatët fitues deri në orën 18:00, në datë 12.11.2014. Kandidatët paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumentave;
- 2 fotografi personale;
- Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1,600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare ose bankave të nivelit të dytë për llogari të UMT, nga të gjithë kandidatët e shpallur fitues në këtë raund;
- Deklaratën e paraqitur në shtojcën 1, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe kundërtfirmoset nga kjo e fundit.
Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni udhëzimin e mëposhtëm:
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 03.11.2014
___________________________________________________________________________________________
NJOFTIM I MËPARSHËM
Në vijim të procedurës së pranimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë të studentëve që kanë aplikuar në Raundin e Dytë (Formulari A3), informohen kandidatët e interesuar mbi njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit:
"Njoftojmë maturantët / kandidatët që kanë aplikuar në Raundin e dytë me formularin A3 se shpallja e rezultateve është shtyrë për arsye teknike.
Kompania që administron Portalin e Maturës Shtetërore Online lajmëron se shpallja dhe publikimi i fituesve të raundit të dytë shtyhet deri ditën e martë, datë 28 tetor 2014.
Regjistrimi i studentëve pranë fakulteteve ku janë shpallur fitues do të bëhet në ditët në vazhdim 29 - 31 tetor 2014, çdo ditë nga ora 09.00 deri 18.00, pranë sekretarive mësimore të këtyre fakulteteve".
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 28.10.2014
___________________________________________________________________________________________
NJOFTIM I MËPARSHËM
Në vijim të procedurës së pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë dhe të dytë të integruar të studimeve, me kohë të plotë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për vitin akademik 2014-2015, informojmë kandidatët e maturës shtetërore të interesuar mbi mundësinë e aplikimit në Raundin II (Formulari A3):
Në bazë të Udhëzimit të MAS, Nr. 41 datë 14.10.2014, maturantët/kandidatët mund të aplikojnë on-line për plotësimin e kuotave të parealizuara, pas përfundimit të raundit të parë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2014-2015, vetëm për programet e studimit dhe kuotat e shpallura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, prej datës 16.10.2014, ora 09:00 deri 20.10.2014 ora 24:00.
Kanë të drejtë të konkurrojnë në raundin e dytë të pranimeve (Formulari A3):
Maturantët/kandidatë që nuk kanë konkurruar më parë me formularin A2, por që në këtë raund do të konkurrojnë për herë të parë me formularin A3. Në këtë grup përfshihen kandidatët që:
a) kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2;
b) kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2014;
c) kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, mbi bazën e ekuivalentimit të rezultateve të shkollës së mesme, kanë fituar të drejtën të aplikojnë për vazhdimin e studimeve universitare të ciklit të parë në IALP e vendit tonë; Aplikimin me këtë formular mund ta bëjnë vetëm kandidatët e këtij grupimi që kanë plotësuar formularin A1Z në sesionin e dytë të muajit shtator 2014.
Maturantët/kandidatët që nuk kanë plotësuar formularin A2, përpara se të bëjnë përzgjedhjen e preferencave me anën e formularit A3, duhet të bëjnë pagesën prej 2,000 lekësh për llogari të AKP-së në një nga zyrat e Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë (formulari për arkëtim gjendet në faqen zyrtare të AKP, si dhe do t’i dërgohet drejtorive të shkollave) dhe me mandat pagesën e kryer si dhe me dokument personal identifikimi duhet të paraqiten në shkollën ku kanë kryer aplikimin me formularin A1Z për të futur në sistemin informatik (Portalin e Maturës Shtetërore) notën mesatare. Në rast të kundërt maturantët/kandidatët nuk kanë asnjë mundësi që të aplikojnë me formularin A3, sepse nuk i lejon sistemi për shkak të mungesës së notës mesatare.
Maturantët /kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë me formularin A2 (fitues ose jo dhe të regjistruar ose jo) dhe dëshirojnë të vazhdojnë garën për të qenë fitues ose për të kaluar në një preferencë më të lartë, duke ruajtur renditjen e preferencave të formularit A2 të plotësuar në raundin e parë. Këta maturantë nuk plotësojnë formular të ri, por vetëm shprehin vullnetin të vazhdojnë konkurrimin. Nëse në përfundim, maturanti/kandidati që është shpallur fitues në raundin e parë, nuk arrin të klasifikohet në një preferencë më të lartë, mbetet fitues në programin ku është regjistruar më parë dhe vijon studimet e ciklit të parë apo në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Përjashtohen nga konkurrimi në raundin e dytë, maturantët /kandidatët:
a) fitues në preferencën e parë të shprehur në formularin A2 dhe që janë regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve;
b) fitues që kanë konfirmuar regjistrimin përfundimtar në preferencën e shpallur në fazën e parë të A2, nëpërmjet regjistrimit on-line, dhe që janë të regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare, profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Klasifikimi i kandidatëve fitues në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë në raundin e dytë (formulari A3), bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në Parimin e Meritës, pikët e grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore, ndërsa për programet e veçanta studimit të parashikuara me konkurs, edhe nga rezultatet e konkursit të zhvilluar nga vetë kandidati/ja.
AKP shpallë listën e fituesve të raundit të dytë, më datën 23.10.2014, të ndarë sipas programeve përkatëse të studimit, në përputhje me kuotat e rishpërndara nga MAS.
Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 24.10.2014 deri 26.10.2014, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, do të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatët fitues.
Kandidatët e shpallur fitues në programet e studimit me kohë të plotë nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht studimet, në dy programe studimi në IAL publike dhe/ose private.
Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni udhëzimet e mëposhtme:
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 16.10.2014

Në bazë të Udhëzimit Nr. 50, datë 31.10.2014, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për procedurën e pranimit në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave/Master i Arteve të Bukura", për shtetasit e huaj që kërkojnë të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014-2015"", informojmë shtetasit e huaj që kërkojnë të studiojnë programet e studimeve "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave" në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë se procedura e aplikimit kryhet individualisht ose në kuadër të Marrëveshjeve Shtetërore dypalëshe ose shumëpalëshe, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe do të përzgjidhen për programin e studimit të kërkuar, në bazë të dosjeve të aplikantëve të përcjella individualisht nga vetë të interesuarit ose të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë, nga Ministritë e Arsimit të vendeve përkatëse ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
-
- Formularin e aplikimit sipas Shtojcës nr. 1 të Udhëzimit Nr. 50;
- Vërtetim që nuk ka qenë i ndjekur penalisht dhe që nuk është në ndjekje penale, në vendin e origjinës, i lëshuar 3 muajt e fundit;
- Fotokopjen e njësuar të dokumentit personal të identitetit;
- Fotokopjen të njësuar me origjinalin të vërtetimit të njohjes në Republikën e Shqipërisë të diplomës të ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me kopje të njesuar me origjinalin të diplomës dhe të listës së notave;
- Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohen në gjuhën shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe;
- Kopjen e njësuar të origjinalit të lejeqëndrimit për shtetasit e huaj, lëshuar nga Ministria e Brendshme, nëse disponohet nga aplikuesi;
- Curriculum Vitae;
- Deklaratë sipas Shtojcës nr. 2 të udhëzimit Nr. 50.
Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni udhëzimin e mëposhtëm:
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 03.11.2014

Në vijim të procedurës së pranimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë të studentëve me statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, romët dhe ballkano-egjiptianët, që kanë aplikuar për të përfituar nga kuotat e veçanta, informohen kandidatët e interesuar mbi njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit:
"Ministria e Arsimit dhe Sportit, njofton të gjithë kandidatët me statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, romët dhe ballkano-egjiptianët, që kanë aplikuar për të përfituar nga kuotat e veçanta, në Institucionet e Arsimit të Lartë, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2014-2015, të paraqiten në MAS në datën 29.10.2014, ora 09:30, për të zhvilluar intervistën në zbatim të Udhëzimit nr. 34, datë 30.09.2014 "Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano – egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 – 2015", i ndryshuar.
Intervista do të zhvillohet nga komisioni i posaçëm i ngritur me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë".
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 28.10.2014
___________________________________________________________________________________________
NJOFTIM I MËPARSHËM
Në vijim të procedurës së përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studime me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për vitin akademik 2014 -2015, informohen kandidatët e interesuar me Udhëzimin e ri Nr. 40, dt. 13.10.2014 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 34, datë 30.09.2014 "Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studime me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për vitin akademik 2014 -2015.
Aplikimi për këtë procedurë bëhet pranë Ministrise së Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe është shtyrë nga data 1 Tetor deri në datën 21 Tetor 2014.
Lista emërore e kandidatëve të çdo kategorie shpallet në faqen web të MAS brenda orës 16.00 të datës 22 Tetor 2014.
Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues brenda orës 12.00 të datës 27 Tetor 2014, duke paraqitur mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit prej 100 lekë.
UMT do të publikojë në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëve të regjistruar brenda orës 16.00 të datës 27 Tetor 2014. Në rast se brenda këtyre afateve nuk janë paraqitur për regjistrim kandidatët të cilët rezultojnë fitues sipas renditjes së shpallur, UMT do të pranojë për regjistrim kandidatët vijues, në listen e renditur të shpallur, si dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 4 të Udhezimi Nr. 34, deri në plotësimin e kuotave përkatëse të studimit të parashikuara për atë program studimi, duke njoftuar kandidatët që janë të vendosur më poshtë në listë. Nëse një nga kandidatët vijues heq dorë me shkrim nga regjistrimi në programin përkatës, UMT depoziton dokumentin dhe vijon me regjistrimin e kandidatit vijues në listë. Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është data 29 Tetor 2014.
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 15.10.2014
______________________________________________________________________
NJOFTIMI I MËPARSHËM
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar mbi kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studime me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për vitin akademik 2014 -2015, si më poshtë:
Aplikimi për këtë procedurë bëhet pranë Ministrise së Arsimit dhe Sportit (MAS) nga data 1 Tetor deri në datën 6 Tetor 2014.
Lista emërore e kandidatëve të çdo kategorie shpallet në faqen web të MAS brenda orës 11.00 të datës 10 Tetor 2014.
Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues brenda orës 12.00 të datës 15 Tetor 2014, duke paraqitur mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit prej 100 lekë.
UMT do të publikojë në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëve të regjistruar brenda orës 16.00 të datës 15 Tetor 2014. Në rast se brenda këtyre afateve nuk janë paraqitur për regjistrim kandidatët të cilët rezultojnë fitues sipas renditjes së shpallur, UMT do të pranojë për regjistrim kandidatët vijues, në listen e renditur të shpallur, si dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 4 të Udhezimi Nr. 34, deri në plotësimin e kuotave përkatëse të studimit të parashikuara për atë program studimi, duke njoftuar kandidatët që janë të vendosur më poshtë në listë. Nëse një nga kandidatët vijues heq dorë me shkrim nga regjistrimi në programin përkatës, UMT depoziton dokumentin dhe vijon me regjistrimin e kandidatit vijues në listë. Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është data 17 Tetor 2014.
REKTORATI
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×