
Në bazë të Vendimit të marrë në Mbledhjen e Rektoratit, më datë 24.10.2014, për t'i ardhur në ndihmë një grupi studentësh që për një numër të kufizuar kreditesh do shpalleshin përsëritës, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë informon studentët, si më poshtë:
Në Mbledhjen e Rektoratit, datë 24.10.2014, u vendos:
-
- Për studentët nga viti i parë deri në vitin e parafundit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë kriteri i kalimit në vitin pasardhës akademik ulet me 7 kredite.
- Për studentët të cilët kalojnë në vitin e fundit të studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë kriteri i kalimit ulet me 10 kredite.
- Këto ndryshime aplikohen për vitin akademik 2014-2015.
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 27.10.2014

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon Doktorantët mbi mundësinë e pjesëmarrjes në konkursin "Sigrid and Heinz Hannse Prize 2015" që organizohet nga Akademia e Shkencave dhe Studimeve Humane të Berlin Brandenburg, në datën 27 Nëntor 2015.
Konkursi i drejtohet studentëve të Doktoratës në fushën kërkimore të Gjinekologjisë. Çmimi do të jepet për studimin më të mirë në këtë fushë dhe do të jetë 3000€. Kandidatët që do të përzgjidhen, preferohet të jenë nga vendet e Europës Lindore dhe të jenë në fillimet e karrierës së tyre shkencore ose në prag të përfundimit të Doktoratës. Afati i fundit për aplikim është 28 Shkurt 2015.
Ju lutemi që kërkesën për aplikim ta dërgoni në adresën zyrtare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. për të dërguar zyrtarisht kandidaturën tuaj pranë Akademisë së Shkencave dhe Studimeve Humane të Berlin Brandenburg.
Asamblea e Akademisë, me rekomandim të Komisionit vlerësues, do të vendosë për vlerësimin në periudhën Qeshor 2015. Çmimi do të jepet zyrtarisht në ceremoninë e Akademisë për Festimet e Ditës së Ajnshtain-it më datë 27 Nëntor 2015 në Potsdam (Nikolaisaal), në Gjermani. Emrat e kandidatëve që kanë konkuruar do të prezantohen pas ndarjes së çmimit.
Lutemi të konsultoni shpalljen për aplikim dhe dokumentacionin e kërkuar, si më poshtë:
Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm:
http://www.bbaw.de/en/academy/awards/prizes
ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARREDHENIEVE ME JASHTE

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar mbi procedurën e transferimit të studimeve në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe mbi procedurën e programeve të dyta të studimit në vitin akademik 2014-2015, si më poshtë:
Aplikimet për këto dy procedura janë të hapura pranë sekretarive mësimore të fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë nga data 1 Tetor deri në orën 12.00 të datës 6 Tetor 2014.
REKTORATI

Muaji Tetor është muaji ndërkombëtar i dedikuar për ndërgjegjësimin e popullatës rreth kancerit të gjirit. Kjo nismë vjen si nevojë për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje dhe, gjithashtu, për të informuar të gjithë se kjo sëmundje mund të parandalohet. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës. Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi në kohë i sëmundjes me anë të kontrollit të vazhdueshëm mbetet mënyra më efikase për parandalimin e tij.
Në kuadër të këtij muaji, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë bashkohet në këtë nismë dhe bashkëpunon ngushtë me Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe organizatën "Brainstorm", duke organizuar, për të dytin vit radhazi, aktivitetin “Kanceri i Gjirit Parandalohet". UMT ka qenë përherë një promotor i nismave dhe i fushatave për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e popullsisë në lidhje me rrezikun që vjen nga sëmundje të ndryshme, duke nxitur vazhdimisht studentët e tij që të marrin pjesë në projekte dhe fushata informuese me karakter human dhe mjekësor.
Ky është një aktivitet Informues dhe Depistues me qëllim diagnostifikimin sa më herët në kohë të popullatës për parandalimin e kësaj sëmundje serioze që shënon shkakun e dytë në botë të vdekjeve tek gratë nga sëmundjet kanceroze. Në këtë aktivitet do të ketë një numër të konsiderueshëm të aktivisteve të cilat do të ofrojnë informacion mbi këtë sëmundje. Aktiviteti do të zhvillohet nga data 17 Tetor deri më 30 Tetor 2014 dhe shtrihet në 13 qytetet kryesore të Shqipërisë dhe 3 qytete të Kosovës, përkatësisht: Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Lushnje, Vlorë, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë. Në Tiranë do të vendosen tre çadra në tre pika kryesore që janë: Rruga e Elbasanit, Parku i Tiranës (Liqeni Artificial) dhe Rruga Asim Vokshi (pranë ish- stacionit të Trenit), ku do të ketë studentë të shkencave mjekësore dhe mjekë.
Gjatë këtij aktiviteti, studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë do të informojnë zonjat mbi kancerin e gjirit dhe më pas do t’iu ofrohet të drejtohen tek çadrat e ngritura për të marrë informacione më të detajuara pranë mjekëve. Ajo që është e veçantë në këtë aktivitet është fakti se për të parën herë në Shqipëri do të merret një statistikë e saktë nëpërmjet një anketimi mbi ketë sëmundje. Anketimi zhvillohet online dhe në terren duke synuar një numër mbi 30.000 gra të përfshira. Anketimin online mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm
http://www.research-class.com/survey/index.php/628155/lang-sq
Për informacione të mëtejshme rreth intineratit në qytete dhe pjesëmarrjes, mund të kontaktoni në emailin: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Aktiviteti do të shtrihet edhe në qytete të tjera, ku do të punojnë vullnetarë në mënyrë të pavarur dhe vetëm për anketim.
Për vetë rëndësinë sensibilizuese të këtij aktiviteti, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, fton të gjithë studentët që të marrin pjesë në këtë aktivitet.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë falenderon të gjithë pjesëmarrësit që kontribojnë në këtë aktivitet dhe mirëpret të gjithë studentët në aktivitete të ardhshme me vlerë sociale dhe qytetare.
Kanceri i Gjirit Parandalohet, përmes informacionit.
REKTORATI

Universiteti i Mjekësisë Tiranë informon studentët nga Trojet Shqiptare mbi listën e kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit mbi fituesit në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë në Universitetin e Mjekësisë Tiranë (UMT).
Lista e fituesve për kuotat e trojeve
Gjithashtu, informohet nga MAS se: "Renditja e kandidatëve fitues, për vitin akademik 2014-2015, është bërë në bazë të meritës (nota mesatare e shkollës së mesme dhe notat e lëndëve për të cilat IAL-të publike kanë vendosur koeficientet më të lartë për pranimet në vitin akademik 2014 – 2015).
Njoftohen të gjithë kandidatët emrat e të cilëve gjenden në listën e shpallur me renditjen përkatëse, por që nuk kanë fituar, të dërgojnë me postë elektronike (E-mail) në adresat:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.%20"> Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.%20">Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. tre preferenca alternative nga programet e studimit me kuota të paplotësuara sipas tabelës me kuotat e paplotësuara. Kërkesat e kandidatëve të cilët nuk kanë fituar të dërgohen brenda orës 12:00 të datës 3 tetor 2014.
Tabela me kuota të paplotësuara
Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të cilët rezultojnë fitues të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve brenda datës 8 tetor 2014.
Kandidatët nga trojet shqiptare përfitojnë kuota për vazhdimin e studimeve në IAL publike, sipas VKM Nr. 517 datë 01.08.2014 "Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë, programet e studimeve jo universitare, profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2014 - 2015".".
REKTORATI
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×