Kriteret E Pranimit Në Programet E Studimeve Të Ciklit Të Parë Dhe Programet E Integruara Të Studimeve Të Ciklit Të Dytë
VENDIM QARKULLUES
Në bazë të Vendimit Qarkullues N. 16, datë 20.02.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë “Për disa shtesa në Vendimin Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik “Për kriteret e pranimit për programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, viti akademik 2017-2018”, njoftohen studentet e maturave mbi ndryshimin e kritereve për pranimet në programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018, si më poshtë:
1. Pas pikes II/1 të shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
a) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (bërthamë), Fizikë (bërthamë), Biologji (bërthamë), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.15.
b) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (e thelluar), Fizikë (e thelluar), Biologji (e thelluar), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.25.
c) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga lëndë e përcaktuara në germën a) dhe b) të sipërcituara, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.
2. Pas pikës 11/3 të shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
Nota e lëndës “Shkencë” e kurrikulës bërthamë, do të llogaritet si notë për lëndët Kimi, Biologji dhe Fizikë.
3. Pas pikës III, shtohet pika III.1 me këtë përmbajtje:
“III.1 Formula e përllogaritjes së pikëve për kryerjen e procesit të rankimit të kandidatëve që do të aplikojnë në programet e studimit të ciklit Bachelor dhe të cikleve të integruara (Mjekësi, Stomatologji, Farmaci) toë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018, do të jetë si më poshtë vijon:
PP = { (M1 x 35) + (MK x 10) + (MB x 10) + (MF x 10) + [D1 + D2 + D3 + (Z1 x KZ1) + (Z2 x KZ2) ] / 5X35 } x KSHM x 100
Shpjegim:
PP Pikë të përgjitheshme për rankim
M1 Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme
MK Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Kimisë e tri viteve të shkollës së mesme
MB Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Biologjisë e tri viteve të shkollës së mesme
MF Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Fizikës e tri viteve të shkollës së mesme
D1 Provimi i detyruar i maturës 1
D2 Provimi i detyruar i maturës 2
D3 Provimi i detyruar i maturës 3
Z1 Provim me zgjedhje i maturës 1
Z2 Provim me zgjedhje i maturës 2
KZ1, KZ2 Koficienti i lëndëve me zgjedhje në maturën shtetërore do të jenë si më poshtë:
• Provim mature me zgjedhje lëndët bërthamë Kimi, Fizikë, Biologji KZ =1.15
• Provim mature me zgjedhje lëndët e thelluara Kimi, Fizikë, Biologji KZ =1.25
• Të gjithë lëndët e tjera KZ=1
KSHM Koeficienti i shkollës së mesme sipas Vendimit Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Vendimi Qarkullues N. 16, datë 20.02.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë “Për disa shtesa në Vendimin Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik “Për kriteret e pranimit për programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, viti akademik 2017-2018”
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË