Konferenca Kombëtare e Nefrologjisë 17 me temë “Shëndet i veshkave për të gjithë”
Konferenca Kombëtare e Nefrologjisë 17 me temë “Shëndet i veshkave për të gjithë“, e cila u zhvillua në datën 12-13 prill 2024, pranë Hotel Plaza, u vlerësua e përshtatshme për të ndarë infomacion të vlefshëm mes komunitetit të nefrologëve të Shqipërisë për projektin e ndërmarrë nga AKKSHI me temë “Çrregullimi i aftësive njohëse në pacientë me sëmundje kronike të veshkave“.
Dëmtimi konjitiv në SRK është një entitet klinik i njohur së fundmi pas vitit 2018 për të cilin ka një interes të shtuar në komunitetin e nefrologëve dhe neurologëve globalisht.
Janë ndarë realizimet e projektit të kryera deri më tani, duke qenë se ato kanë kontribuar për perspektivën e studimeve që do të kryhen më tej për projektin.
Grupi i punës ka ndërmarrë një studim përgjatë një viti ndjekje të pacientëve me SRK (ku përfshihen pacientët predialitike dhe ato dialitike dhe të transplantuar). Objektivi i studimit është vlerësimi i impaktit të dëmtimit renal mbi aftësitë njohëse dhe ndryshimet në kohë.
Fillimisht u vlerësuan testet konjitive dhe referuar rekomandimeve të studimeve më të fundit u përzgjodh testi MoCA si më i përshtatshmi dhe i duhuri për vlerësimin dhe realizimin e objektivit tonë.
Testi fillimisht u përkthye dhe u standartizua nga grupi i punës në bashkëpunim me statisticienin. U ndërtua një data bazë e studimit që mendohet se do të ndihmojë për të realizuar objektivat e vëna.U përpilua letra e konsentit të studimit dhe u grumbulluan të dhënat e para për kampionet sipas fokus grupeve të pacientëve.