NJOFTIM-KËRKOHEN DY EKSPERT TË JASHTËM ME KONTRATË SHËRBIMI,  NJË I  FUSHËS SË INXHINJERISË MEKANIKE, NJË I  FUSHËS SË INXHINJERISË  NDËRTIMI

NJOFTIM-KËRKOHEN DY EKSPERT TË JASHTËM ME KONTRATË SHËRBIMI, NJË I FUSHËS SË INXHINJERISË MEKANIKE, NJË I FUSHËS SË INXHINJERISË NDËRTIMI

Në zbatim të nenin 37 dhe 58 të kreut VII-të, i VKM Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”të ndryshuar, kërkohen dy ekspert të jashtëm me kontratë shërbimi,  një i  fushës së inxhinjerisë mekanike, një i  fushës së inxhinjerisë  ndërtimi, të cilët do të jenë pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave të cilët duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vite
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje

 

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, brenda 7 ditëve nga publikimi njoftimiit dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit).
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;

 Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Afati dorëzimit të dokumentacionit: brenda datës 09/12/2020