NJOFTIM MBI APLIKIMET NË PROGRAMIN E FONDIT TË EKSELENCËS PËR VITIN AKADEMIK 2017-2018
Në kuadër të njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit mbi Programin e Fondit të Ekselencës, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e interesuar, si më poshtë:
Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit të Ekselencës, dhënë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, kontribuon çdo vit me një fond prej 150.000.000 (njëqind e pesëdhjetë milionë lekë) për mbështetjen financiare të studentëve shqiptare të shkëlqyer, të cilët janë pranuar të kryejnë studimet e ciklit të parë, të dytë dhe studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” jashtë vendit në universitetet më të mira të botës, sipas renditjes së “Times Higher Education” – Renditja botërore e universiteteve, si dhe për nëpunësit civilë të administratës shtetërore, për kryerjen e studimeve “Master” me kohëzgjatje 1- vjecare.
Dokumentacioni, afatet e aplikimit, kriteret dhe procedurat mbi bazën e të cilave do të kryhet përzgjedhja e kandidateve, janë të parashikuara në Vendimin Nr. 483, datë 16.07.2014 të Këshillit e Ministrave “Për mbështetjen financiare të studenteve të shkelqyer dhe të nëpunesve civilë të administratës shtetërore (Fondi i Ekselencës)” dhe Udhëzimin Nr. 16, datë 01.08.2014 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për përcaktimin e kritereve, masës dhe procedurave për përfituesit nga Fondi i Ekselencës për studentët e shkëlqyer dhe nëpunësit e administratës shtetërore”, të cilat janë publikuar në faqën zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, rubrika “Fondi i Ekselencës”.
http://www.arsimi.gov.al/al/arsimi/universiteti/fondi-ekselences
Studentët përfitues të Fondit të Ekselencës kanë detyrimin të punojnë së paku për 3 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve, për të cilat janë mbështetur financiarisht nga fondi, ose pas përfundimit të të gjithë cikleve të studimit, nëse kandidati fitues vijon studimet në ciklet më të larta universitare.
Për kandidatët fitues për studimet e doktoratës mbështetja financiare nga programi i Fondit të Ekselencës, mbulon shpenzimet e jetesës dhe të udhëtimit.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni me e-mail në adresën elektronike:
fondi.ekselenca@arsimi.gov.al
Sekretariati Teknik i Programit do të zhvillojë takime me të interesuarit gjatë datave 6-10 Shkurt 2017, në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 08.02.2017