NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN “MAGAZINIER NË FAKULTET”, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.56, datë 01.09.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe Urdhëri nr. 109 datë 16.09.2021, të Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune, si më poshtë:
- Për 1 (një) vend në pozicionin “Magazinier në Fakultet”, Dega e Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti Mjekësisë, Tiranë.
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Bën sistemimin e magazinës mban në vazhdimësi të gjitha ambjentet e Fakultetit ku përfshin auditorë, zyrat, laboratorët, nyjet hidrosanitare, dyert dhe dritaret.
- Mirëmban dhe vë në funksionim sistemin e ngrohjes, ftohjes dhe aspirimit.
- Ka në mbikqyerje të përditshme sistemin elektrik si dhe të gjitha nyjet hidrosanitare, evidenton mangësitë dhe i riparton ato tek Kryetari i Dëgës së Shërbimeve.
- Ka në mbikqyrje ambientet e brendshme dhe të jashtme të fakultetit dhe merr masa për të korrigjuar e meremetuar defektet.
- Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.
Kriteret:
Kandidati për vendin e punës “Magazinier në Fakultet”, duhet të plotësojë këto kritere:
- Të kenë perfunduar studimet e mesme
- Të zotërojnë afësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës pë të cilin konkurojnë.
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë pë të vepruar.
Kushte
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.
- Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
- Kopje të noteruar të arsimit përkatës bashkë me listen e notave.
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) ne qofte se ka punuar;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mosparaqitja e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është 15 dite nga dita e shpalljes në buletinin e APP.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al