NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS PËR “PERSONEL AKADEMIK” (KATEGORIA “LEKTOR”) PËR LËNDËT “EPIDEMIOLOGJIA E SËMUNDJEVE INFEKTIVE NË SHËNDET PUBLIK” DHE “EPIDEMIOLOGJIA E TERRENIT” NË DEPARTAMENTIN E SHËNDETIT PUBLIK, FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr.59, datë 06.06.2022, shpall konkursin për pozicionin e punës,1 (një) vend “Personel Akademik” (kategoria “Lektor”) për lëndët “Epidemiologjia e Sëmundjeve Infektive në Shëndet Publik” dhe “Epidemiologjia e terrenit” në Departamentin e Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë për vendin e punës për “Personel Akademik” (kategoria “Lektor”) për lëndët “Epidemiologjia e Sëmundjeve Infektive në Shëndet Publik” dhe “Epidemiologjia e terrenit” në Departamentin e Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të ketë përfunduar studimet e larta në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme”;
- Të jetë mjekë i specializuar në “Sëmundje Infektive”;
- Të ketë gradën shkencore “Doktor Shkencash”;
- Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare të ponderuar ≥8.5;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të zotëroj me dëshmi, të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë zotësi të plotë përtë vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
Kritere specifike:
- Të jetë mjek infeksionist me eksperiencë ≥10 vjet në fushën e epidemiologjisë së sëmundjeve infective në shëndet publik;
- Të ketë ekperiencë në mësimëdhënie dhe të ketë qenë të paktën 2 (dy) vjet titullar i lëndëve/modulit:“Epidemiologjia e Sëmundjeve Infektive në Shëndet Publik” dhe “Epidemiologjia e terrenit”;
- Të jetë vlerësuar me notë maksimale (10) në lëndët “Sëmundje infektive”, “Higjenë” dhe “Epidemiologji” gjatë studimeve universitare;
- Të jetë pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë;
- Të ketë kryer kurse dhe trajnime ndërkombëtare në fushën e epidemiologjisë së terrenit dhe epidemiologjisë së aplikuar;
Kritere preferenciale:
- Të ketë ekperiencë pune në institucionet shëndetësore;
- Të jetë autor i parë ose bashkëautor në të paktën një artikull shkencor në revista të indeksuara në “Journal Citation Reports” (Clarivate Analytics) dhe/ose SCOPUS;
- Të ketë ekperiencë të zgjeruar shkencore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në projekte të ndryshme në fushën e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve infektive këndvështrimi i shëndetit publik;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
- Kopje e noterizuar e dëshmis së njohjes së gjuhës së huaj ;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015”;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al