PYETËSOR PËR STUDENTËT

PYETËSOR PËR STUDENTËT

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët se Ministria e Arsimit dhe Sportit me mbështetjen e UNDP Albania ka ndërmarrë një proces konsultimi me grupet e interesit me qëllim vlerësimin e rezultateve/problematikave të hasura gjatë zbatimit të ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor. 

Në kuadër të këtij procesi është hartuar një pyetësor i cili ka për qëllim të vjelë opinionin e studentëve që kryejnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë me qëllim identifikimin e problematikave dhe pritshmërive të tyre në kuadër të përmirësimit të zbatimit të ligjit në fjalë.

Ftojmë studentët për të plotësuar pyetësorin në linkun e mëposhtëm: 
https://www.surveymonkey.com/r/8LHNRZT

Pasi të plotësohet pyetësori, në fund të klikohet kutia “Done”.

Pyetësori do të jetë i vlefshëm për tu plotësuar deri në datën 24 prill 2017.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

 

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më: 08.04.2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *