THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTE TË TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT PER VITIN 2023-2024 (PROJEKTET VIJNË SI PROPOZIME TË UNIVERSITETIT ME BIZNESIN)

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTE TË TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT PER VITIN 2023-2024 (PROJEKTET VIJNË SI PROPOZIME TË UNIVERSITETIT ME BIZNESIN)

Në zbatim të Ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit Nr.607, datë 31.08.2016 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)”, AKKSHI shpall thirrjen për aplikim për Projekte të Teknologjisë dhe Inovacionit që vijnë si bashkëpunime të komunitetit të kërkuesve shkencorë nga institucionet e arsimit të lartë në partneritet me biznesin, në kuadër të fondit të percaktuar si “Fondi për Projekte të universiteteve me biznesin përfshirë EUREKA”, në fushat prioritare si më poshtë:

  1. Agrikulturë, Ushqim dhe Bioteknologji
  2. Biodiversitet dhe Mjedis
  3. Uji dhe Energjia
  4. Sisteme dhe Teknologji Informacioni

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, është data: 24.04.2023

Vlera maksimale e financimit te AKKSHI-se: 3,000,000 lekë;

Kohëzgjatja e projekteve PTI është 2 vjet, duke filluar si viti i parë i financimit 2023-2024.

Dorëzimi i aplikimeve

Aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrës së Protokoll-Arkivës së Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe me email në adresën komisionivleresimitteprojekteve@umed.edu.al

Për informacion më të detajuar mund t’i drejtoheni materialeve më poshtë:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/04/Udhëzues-për-aplikim-për-projektet-si-bashkëpunim-i-universitetit-me-biznesin.pdf

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/04/Aneksi-1-Formati-i-aplikimit-për-IAL-BIZNES-1.docx

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/04/Aneksi-2.-Formati-i-propozimit-financiar-IAL-BIZNES-1-1.xlsx

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/04/Thirrje-per-aplikim-per-projekt-Teknologji-dhe-Inovacion.pdf