Takimi ndërmjet Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Drejtoreshës së ASCAL

Sot u zhvillua një takim i rëndësishëm ndërmjet Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini dhe Drejtoreshës së Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), znj. Anisa Subashi.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e standardeve të cilësisë në arsimin e lartë, me fokus të veçantë tek proceset e akreditimit, promovimi i kërkimit shkencor dhe mbështetja për zhvillimin akademik.

Ky takim nënvizoi përkushtimin reciprok për të garantuar një arsimm të lartë cilësor dhe në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj