Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për mobilitet për student të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për në Universitetin Pavol Jozef Sarik, Koshice, Sllovaki.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve PhD
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 8 ditë + 2 ditë udhëtim
Numri i kuotave: 1
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor sipas programit Erasmus+;
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me Universitetin Pavol Jozef Safarik, Koshice, Sllovaki klikoni në linkun e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i Aplikimit; https://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/05/Formular-aplikimi-PhD-studente.docx
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
- Listë notash të diplomës paraardhëse (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
- Kopje të diplomës paraardhëse;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Plani i mobilitetit; linku
- Fotokopje e pasaportës;
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2;
- Formulari i Aplikimit. https://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/05/Formular-Deklarimi-1-2-1.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra.
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 11 Maj 2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!