“HAPET THIRRJA PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN E GRANADËS, SPANJË”

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për trajnim për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Granadës, Spanjë.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit administrativ (Staff Training Mobility)

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

  • 5 ditë + 2 ditë udhëtim
  • Periudha 06 -10 Korrik 2026

Numri i kuotave: 1

Bursa përfshin:

  • Kompensimin sipas programit Erasmus+;
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me programin e “Staff Training Week” në Universitetin e Granadës, Spanjë, klikoni nëlinkun e mëposhtëm:

https://internacional.ugr.es/staff/staff-training-week

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • Formulari i aplikimit; Kliko këtu
  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Vërtetim punësim dhe leje nga eprori direkt;
  • Certifikatë që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
  • Plani i mobilitetit; linku
  • Formular deklarimi. Kliko këtu

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra.

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 15 Maj 2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj