HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR “SHORT-TERM BLENDED MOBILITY” NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për “Short-term blended mobility” për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Saarlandit, Gjermani

Lloji i mobilitetit përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve të ciklit të I, II, III

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 5+2 ditë udhëtim
  • Data e zhvillimit të mobilitetit 05 -11 Korrik 2026

Numri i kuotave:

  • 2 kuota

Për më shumë informacione, klikoni në linkun e mëposhtëm:

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:   www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me Universitetin e Saarlandit, Gjermani, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.uni-saarland.de/start.html

Dokumentet që duhet të dorëzohen:         

  • Formular aplikimi; Kliko këtu
  • CV në gjuhën Angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Vërtetim studenti (të noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj Gjermanisht (minimum niveli B1) ose Anglisht (minimum niveli B2) e njësuar me origjinalin;
  • Listë notash (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
  • Learning Agreement; Kliko këtu
  • Formular deklarimi. Kliko këtu

Dërgimi i dokumentacionit:

Me email: erasmus@umed.edu.al

Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Dokumentacioni është i detyrueshëm të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektorat. Në të kundërt aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim.

Afati i fundit për aplikim: 28.05.2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj