Në kuadër të programit CEEPUS, me mbështetjen e AKKSHI- t, sot u zhvillua një leksion i hapur me lektor Prof. Dr. Emir Haxhija, Profesor në Universitetin e Graz-it, Austri. Në këtë leksion u trajtuan temat:
“Laparoscopic Approach to Ovarian Pathology in Children and Adolescents”
“Building Successful Interdisciplinary Collaboration for Pediatric Oncology Patients”
Gjatë aktivitetit u trajtuan qasje bashkëkohore në kirurgjinë pediatrike minimale invazive, si dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërdisiplinor në menaxhimin e pacientëve pediatrikë onkologjikë.
Leksioni solli për studentët një mundësi të vlefshme për shkëmbim njohurish dhe eksperiencash akademike e klinike ndërkombëtare, duke nxitur diskutime mbi zhvillimet më të fundit në kujdesin kirurgjikal pediatrik.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbetet i angazhuar në organizimin e aktiviteteve akademike dhe shkencore që promovojnë ndërkombëtarizimin, bashkëpunimin universitar dhe përmirësimin e vazhdueshëm të edukimit mjekësor.




