UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETI “FAN S.NOLI” NISIN BASHKËPUIMIN PËR PROGRAMIN E PËRBASHKËT MASTER PROFESIONAL NË INFERIERI

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Universitetit “Fan S. Noli”, u zhvillua sot takimi i parë koordinues për nismën e hapjes së një programi të përbashkët studimi të ciklit të dytë Master Profesional në fushën e infermierisë.

Gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë për ndërtimin dhe zhvillimin e programit, si dhe u dakordësua ngritja e grupeve të përbashkëta të punës për avancimin e këtij bashkëpunimi ndërinstitucional.

Ky partneritet synon të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, zhvillimin profesional të studentëve dhe përgatitjen e specialistëve të kualifikuar në përputhje me nevojat e sistemit shëndetësor.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj