Programi READ (Research Expertise from the Academic Diaspora) ka shpallur fituesit e raundit më të fundit të granteve kërkimore, duke mbështetur projekte që synojnë forcimin e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit akademik.
Midis fituesve të këtij raundi është edhe Prof. Asc. Niko Hyka, anëtar i stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i vlerësuar me një grant kërkimor.
Ky vlerësim pasqyron angazhimin e stafit akademik të UMT-së në veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe kontribuon në promovimin e ekselencës akademike.
Urime Prof. Asc. Niko Hykës dhe suksese në realizimin e projektit të tij!

