LEKSION I HAPUR NË KUADËR TË PROGRAMIT READ

Në kuadër të programit READ, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë zhvilloi leksionin e hapur me pjesëmarrjen e Dr. Ridvan Nepravishta, shkencëtar shqiptar pranë Cancer Research Horizons dhe studiues në fushën e biologjisë molekulare dhe kërkimit në kancer.

Gjatë leksionit u trajtuan zhvillimet më të fundit në kërkimin biomjekësor, me fokus në biologjinë molekulare dhe studimet mbi kancerin, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbim njohurish dhe diskutim akademik.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla akademike dhe shkencore, duke theksuar se ato përbëjnë një element kyç në promovimin e kërkimit shkencor, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit. Ai nënvizoi rëndësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit me institucione dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht. Gjithashtu, ai theksoi se aktivitete të tilla kontribuojnë në pasurimin e jetës akademike dhe në rritjen e cilësisë së arsimit dhe kërkimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Aktiviteti mblodhi studentë, doktorantë, pedagogë dhe studiues, duke kontribuar në forcimin e kulturës së kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit akademik.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbetet i përkushtuar në krijimin e një mjedisi akademik që nxit kërkimin shkencor, shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin me institucione prestigjioze në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj