NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND TË LIRË PUNE “KRYESEKRETAR” NË DEGËN E SEKRETARISË MËSIMORE, FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të ndryshuara si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr.    , datë   .09.2026 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Kryesekretar” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Kryesekretar” në Degën e Sekretarisë Mësimore, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, me përcaktimet si më poshtë:

  1. Kritere të përgjithshme:
  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur
  3. Të ketë përfunduar ciklin e studimeve universitare të nivelit Bachelor / Master Profesional  ose Master Shkencor apo të barasvlefshëm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  4. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  7. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;
  9. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  10. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Kritere preferenciale:
  1. Të ketë eksperiencë pune 3 (tre) vjeçare;
  2. Të ketë eksperiencë pune administrative;
  3. Preferohen kandidatët që zotërojnë dëshmi të njohjes së gjuhës angleze.
  • Dokumentacioni i kërkuar:
  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Dëshmi penaliteti të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit nga data e aplikimit;
  10. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokollit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, brenda QSUNT, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
  • Njohuri mbi praktika administrative.
  • Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë  email në adresën info@umed.edu.al  

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj