Doktoratura me temë: “Vlerësimi i nivelit të efikasitetit të përdorimit të instrumentave rotatorë dhe manualë në procedurat endodontike në dhëmbët e përkohshëm të fëmijëve të grupmoshës 4–8 vjeç.” me drejtues Elsena Mataj
Studimi fokusohet në vlerësimin dhe krahasimin e efikasitetit të përdorimit të instrumentave rotatorë dhe manualë gjatë procedurave endodontike në dhëmbët e përkohshëm të fëmijëve.
Kërkimi synon të ofrojë të dhëna mbi efektivitetin e këtyre teknikave dhe të kontribuojë në përmirësimin e praktikave klinike në trajtimin endodontik pediatrik.
Ky projekt përfaqëson një kontribut në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e odontologjisë pediatrike, duke adresuar nevojën për qasje sa më efikase dhe të përshtatshme në trajtimin e dhëmbëve të përkohshëm te fëmijët.