DIAGNOSTIKIMI I HERSHËM I HELICOBACTER PYLORI NËPËRMJET UREA BREATH TEST NË POPULLATËN STUDENTORE TË UNIVERSITETIT TË KORÇËS.

Doktoratura me temë “Diagnostikimi i hershëm i Helicobacter pylori nëpërmjet Urea Breath Test në popullatën studentore të Universitetit të Korçës.” me drejtues Erisa Grabocka

Studimi fokusohet në identifikimin e hershëm të infeksionit nga Helicobacter pylori në popullatën studentore, duke përdorur Urea Breath Test (UBT) si një metodë jo-invazive diagnostikuese.

Kërkimi synon të ofrojë të dhëna mbi praninë e infeksionit në këtë grupmoshë dhe të kontribuojë në identifikimin e hershëm të rasteve dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit në kohë.

Ky projekt përfaqëson një kontribut në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e gastroenterologjisë dhe shëndetit publik, duke sjellë në fokus rëndësinë e metodave të hershme dhe jo-invazive të diagnostikimit.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj