Ju informojmë se është hapur thirrja për paraqitjen e ideve të projekteve dhe aplikimin si koordinatorë në kuadër të EU Projects Factory, një aktivitet ndërkombëtar që synon zhvillimin e propozimeve për projekte evropiane, forcimin e partneriteteve dhe përgatitjen për mundësi të ardhshme financimi.
Aktiviteti do të zhvillohet më 19–20 nëntor 2026, në Vicenza, Itali, dhe përfshin projektet në kuadër të programeve Erasmus+ KA2, Erasmus+ Capacity Building dhe CERV. Mund të paraqiten ide të reja ose propozime të mëparshme që nuk janë financuar.
Afati i aplikimit: 25 tetor 2026
Aplikimi kryhet duke plotësuar formularin Project Concept Note Template dhe duke e dërguar në adresën projects@garagerasmus.org.
Për më shumë informacion, konsultoni thirrjen dhe dokumentacionin e aplikimit si më poshtë: