HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Saarlandit, Gjermani

Lloji i mobilitetit përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve të Ciklit (II, III)

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 3-6 muaj
  • Mobiliteti duhet te realizohet në semestrin veror të vitit akademik 2026/2027

Numri i kuotave:

  • 2 kuota

Fusha e studimit:

  • Farmaci

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor- sipas programit Erasmus+
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:   www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me Universitetin e Saarlandit, Gjermani, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.uni-saarland.de/start.html

Dokumentet që duhet të dorëzohen:         

  • Formular aplikimi; Kliko këtu
  • CV në gjuhën Angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Vërtetim studenti (të noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj Gjermanisht (minimum niveli B2) ose Anglisht (minimum niveli B2) e njësuar me origjinalin;
  • Listë notash (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
  • Learning Agreement; Kliko këtu
  • Formular deklarimi. Kliko këtu

Dërgimi i dokumentacionit:

Me email: erasmus@umed.edu.al

Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Dokumentacioni është i detyrueshëm të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektorat. Në të kundërt aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim.

Afati i fundit për aplikim: 27.11.2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj