Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u zhvillua ceremonia e titujve akademikë, një event i rëndësishëm që pasqyron vlerësimin institucional për punën, përkushtimin dhe arritjet në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e avancimit akademik si një element kyç për zhvillimin institucional, duke kontribuar në forcimin e veprimtarisë mësimore, kërkimore-shkencore dhe në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.
Ceremonia vijoi me dorëzimin e dëshmive të titujve akademikë, duke kurorëzuar procesin e vlerësimit të kandidatëve dhe njohjen e kontributit të tyre në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe jetën akademike.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh vlerësimin për angazhimin e tyre dhe u uron suksese të mëtejshme në veprimtarinë akademike.























