WORKSHOP SHKENCOR “MOTHER AND CHILD. ADVERSE REACTIONS”

Workshop-i shkencor “Mother and Child. Adverse Reactions”, nën mbështetjen e European Society of Anaesthesiology and Intensive Care (ESAIC), mblodhi sot pedagogë, mjekë specialistë, doktorantë dhe profesionistë të shëndetit për të diskutuar zhvillimet më të fundit dhe sfidat klinike në fushën e anestezisë, obstetrikës dhe pediatrisë. Workshop-i u drejtua nga Prof. Dr. Krenar Lilaj dhe Prof. Dr. Rudin Domi.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve shkencore dhe edukative që kontribuojnë në përditësimin e njohurive profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Ai theksoi gjithashtu angazhimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për të mbështetur iniciativat që promovojnë edukimin e vazhdueshëm dhe zhvillimin profesional të komunitetit mjekësor.

Ky workshop shërbeu si një platformë e vlefshme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale, duke kontribuar në avancimin e edukimit të vazhdueshëm mjekësor dhe promovimin e praktikave më të mira në kujdesin shëndetësor.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.