Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të ndryshuar, Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të UMT-së”, i ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 212, datë 08.10.2026 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel administrativ në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist (Asistent Administratori)”në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:
- Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Organizon e siguron rregullsinë e hyrjes së të gjitha materialeve informative për Administratorin;
- Organizon axhendën ditore të Administratorit;
- Nëpërmjet Sektorit të Protokoll-Arkivës siguron transmetimin korrekt të korrespondencës së Administratorit brenda institucionit apo në marrëdhënie jashtë tij;
- Mban evidencën e porosive që merr prej nëpunësve të Institucionit apo personave të tretë dhe ndjek përfundimin e dhënies së përgjigjes;
- Koordinon takimet e planifikuara për Administratorin me nëpunësit apo personat jashtë saj;
- Asiston dhe mban procesverbalet në mbledhjet e ndryshme, duke nënvizuar konkluzionet dhe detyrat që dalin nga këto mbledhje;
- Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.
- Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor” në Shkenca Juridike / Humane;
- Të ketë 1 vit eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
Përbën avantazh aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup.
- Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për ciklet përkatëse të studimit sipas rastit);
- Kopje e librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
- Çertifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
- Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njësuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.
- Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative.
- Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën info@umed.edu.al