NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND TË LIRË PUNE “DREJTOR” NË DREJTORINË E BURIMEVE NJERËZORE DHE PROTOKOLL-ARKIVËS, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “On higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania,” Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 137, datë 08.10.2026 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Drejtor” në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll-Arkivës, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë me përcaktimet si më poshtë:

  1. Kritere të përgjithshme:
  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  3. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND) në shkenca juridike ose ekonomike;
  4. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite në institucionet publike;
  5. Të ketë njohuri të mira të njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  6. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  7. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  9. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  10. Të ketë aftësi të mira në menaxhimit të punës në grup;
  11. Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  12. Të ketë eksperiencë pune në struktura të Burimeve Njerëzore në institucione publike.
  • Dokumentacioni i kërkuar:

1. Kërkesë me shkrim për aplikim;

2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;

3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;

4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);

5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;

7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;

8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);

9. Dëshmi penaliteti të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit nga data e aplikimit;

10. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;

11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;

12. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

  • Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokoll Arkivës të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

  • Fusha e njohurive për të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “on higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania.”;
  • Njohuri mbi aktet ligjore e nënligjore të cilat rregullojnë fushën e veprimtarisë së strukturave të Burimeve Njerëzore;
  • Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
  • Njohuri mbi praktika administrative.
  • Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për arsimimin, përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën dhe pozicionin e punës për të cilin kanë aplikuar.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë  email në adresën info@umed.edu.al  

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.