Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “On higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania,” Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 138, datë 08.10.2026 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist” në Sektorin e Zbatimit dhe Monitorimit të Projekteve, Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë me përcaktimet si më poshtë:
- Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose ekuivalente me të (DIND), të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MA;
- Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Kritere Preferenciale :
- Preferohet të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze dhe ta dëshmojë atë me certifikatë të vlefshme, brenda afatit të vlefshmërisë, të lëshuar nga një prej institucioneve ndërkombëtare të njohura, në përputhje me Udhëzimin nr. 52, datë 03.12.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, i ndryshuar;
- Të ketë kryer trajnime në menaxhimin e projekteve kombëtare dhe/ose ndërkombëtare.
- Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë/certifikatës së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, për kandidatët të cilët kanë eksperiencë pune);
- Dëshmi penaliteti, të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi (për kandidatët që janë në marrëdhënie pune);
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm ose eprori direkt, që provojnë vlerësimet pozitive në punë (për kandidatët të cilët kanë eksperiencë pune);
- Çdo dokument tjetër që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
- Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokoll Arkivës të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.
- Fusha e njohurive për të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi Ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
- Njohuri mbi funksionimin dhe menaxhimin e projekteve.
- Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për arsimimin, përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën dhe pozicionin e punës për të cilin kanë aplikuar.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë email në adresën info@umed.edu.al