GRANTE NGA AKKSHI PËR 10 DOKTORANTË TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Në kuadër të Programit Kombëtar të Studimeve të Doktoraturës për vitin 2026, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), me Vendimin nr. 38, datë 06.11.2026, të Bordit të Administrimit, ka shpallur fituese për financim të 10 projektet e paraqitura nga doktorantët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duke arritur një normë financimi prej 100%.

Projektet përfshijnë tema kërkimore në fusha të ndryshme të mjekësisë dhe shkencave shëndetësore, duke trajtuar problematika klinike, diagnostikuese, terapeutike dhe farmaceutike.

Më poshtë paraqiten doktorantët përfitues të granteve, temat e projekteve të tyre kërkimore dhe udhëheqësit shkencorë:

Nr.DoktorantiTema e projektit kërkimorUdhëheqësi shkencor
1Griselda ToçiEcuria afatshkurtër dhe afatmesme tek infantët me atrezi ezofaguProf. Asc. Saimir Heta
2Armela BaraNdikimi i terapisë së lojës në reduktimin e stresit, ankthit dhe depresionit te fëmijët e shtruar në spital me sëmundje kronike, një perspektivë infermieroreProf. Asc. Yllka Themeli
3Ferdiola GjonajKirurgjia estetike e fytyrësProf. Asc. Vladimir Filaj
4Rozela TarazhiPrania dhe roli i çrregullimit të hiperaktivitetit dhe vëmendjes së pamjaftueshme tek adoleshentët me çrregullime të humorit në ShqipëriProf. Dr. Ariel Çomo
5Gerta ElezajStrategjia terapeutike dhe cilësia e jetës në një kohort pacientësh me kancer gjiri të nëntipit “Triple Negative”Prof. Dr. Albana Fico
6Desantina LishaMikrokapsulimi me polimerë organikë të ekstrakteve të Vaccinium myrtillus dhe formulimi i tyre në forma për përdorim të jashtëmProf. Asc. Entela Haloçi
7Etleva GjurashajTrajtimi me injeksione intravitreale i edemës makulare në kuadër të diabetit dhe të AMDProf. Dr. Pajtim Lutaj
8Anamaria RamaPërdorimi i barnave antiepileptikë në neoplazitë cerebrale; a duhet ndryshuar praktika aktuale?Prof. Dr. Artur Xumari
9Ilirjana AgolliVëmendja për sistemin endokrin në dekursin e sëmundjes së djegies. Roli dhe impakti i tiroksinës, kortizolit dhe hipoglicemisë në personat me djegieProf. Dr. Gjergji Belba
10Ina ÇekaA performojnë implantet e veshura më mirë se ato prej titani?Prof. Dr. Vera Ostreni

Financimi i këtyre projekteve krijon mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor në kuadër të studimeve të doktoraturës, mbështetjen e studiuesve të rinj dhe trajtimin e çështjeve me rëndësi për mjekësinë dhe shëndetin publik.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.